Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Udhëtim në Shqipëri, ku jeton një popull plastik

2018/04/09 at 11:10 AM
në Komente
Kohë leximi: 4 min
A A
Udhëtim në Shqipëri, ku jeton një popull plastik

Rinia, grupi shoqëror i të rinjve, pothuaj çdo mbrëmje, provon të duket si Perëndimi në lagjen skenografike BLLOKU, tejmbushur me bare, vendosur njëri përballë tjetrit, e makina të cilindratave të mëdha ekspozojnë si duhet kamjen … mund të jetë kamje sa për të thënë, kalimtare


Mario Bellizi*

Shqipëria, Mëmëdheu-Atdheu, për arbëreshët nuk është tokë nën këmbë, por një shtrirje deti. Eshtë një kohë e kaluar natën në det, në terr, pothuajese me aq dritë mund të të bëjnë yjëzat, ndë qielli është i kthjellët. Unë e di se i kam të ngulitura në gjakun tim dhe në kujtesën e zërave në errësirë, “imprinting”, për nëna që qetësojnë fëmijët, për burra të thjeshtë të cilët, përgjatë lundrimit, përkëdhelin gratë.

Gjithsesi, ja hodhëm, mbërritëm, dhe sapo këmbët na zënë dhè, në Durazzo-Durrës, një tufë fëmijësh kërkon para lëmoshë, duhet të jenë fëmijë arixhinjsh, por ata pranojnë çdo gjë tjetër që të qëllon në dorë; dallohen, këmbyesit e parave midis autobusëve për Tiranë që tundin në ajër tufat e kartëmonedhave, të lekut. Një euro duhet të vlejë 130 lekë, po këtu nuk është se i përmbahen kursit të këmbimit valutor. Në autobusin ding me pasagjer të gjithë e kuptojnë që jemi të huaj, dhe që vijmë nga Italia. Shumë prej tyre kanë dëshirë të komunikojnë në italisht; sa t’u japësh vetëm pak fare shkas të flasin. Të tregojnë për qytetin ku kanë punuar ose përshkuar kalimthi.

Tirana është qytet i pushtuar nga reklamat, sidomos ato të kompanive telefonike, posterat me të rinj të buzëqeshur ndriçojnë, dhe fasadat gjigande që kanë zënë anën e ndërtesave përmbajnë slogane gjuhësore hibride të një gjuhe të re: italo-shqip me qershinë mbi tortë të anglishtes: like, king,… Tirana është një qytet i rrethuar nga erërat e Perëndimit, dhe perceptohet akoma, që nga periudha fashiste, si oborr i Perëndimit, një territor i ri për të shkarkuar stoqet e mallrave, por ndoshta kjo është ajo që do vetë Shqipëria, një vend i strukur, një zonë tampon, as mish as peshk, qoftë gjeografikisht, qoftë kulturalisht.

Ndërsa në Europë shihet gjithnjë e më qartë që është arritur në një fazë të pakthyeshme dekadence, e jetohet në shoqëri kontradiktore, të padrejtë, pre e Bankave dhe Financave, pa vlera njerëzore, pa besime, përveçse besimeve tek paret, shtetarët e këtushëm nxitojnë të bëhen zyrtarisht pjesë e Europës! Nuk dihet më si me lehtësu traditën, njohuritë e të parëve, trashëgiminë kulturore të komunitetit, për të privatizuar ndoshta gjithçka, gjërat e çmuara publike, burimet minerale, ujin… për të treguar se jemi transformuar në atë që tjerët janë me kohë. Të ecësh me kohën do me thënë modernizëm!

Njerëzit e politikës, ose sikurse quhen nga këto anë “politikanët”, janë korruptuar këmbë e krye në këto demokraci të reja post-komuniste, e bashkë me ta edhe populli i telekomanduar; njerëzit e thjeshtë, mendojnë se zotërojnë dinakërinë “lindore”, dinakërinë e tregëtisë, të trafiqeve, të shkëmbimeve me një spërkatje plusvlere të dijes së malësorëve. Simbas kësaj del se financat europiane, qeveritarët, bankierët europianë janë një hap pas në krahasim me Shqipërinë. Këtë perceptim kanë këtu.

Bota e kulturës është një kantier i përjetshëm me dritare të drejtuara nga bota, sidomos nga Shtetet e Bashkuara; i ethshëm është aktiviteti “i nxjerrjes” së përkthimeve në anglisht, me shpresën e zbulimit të ndonjë romani të ardhshëm “Nobelist”. Shkrimtarët, poetët anglishtfolës nga më të ndryshmit janë të lexuar e të përkthyer nga një skuadër e stërvitur studiuesish, … e në të kundërt poetë e letrarë shqiptarë janë kryesisht të injoruar nga pjesa tjetër e botës.

Thoshte miku im Robert Elsie se Shqipëria me argumentet, përplasjet, me dialektikën e saj të rrëmbyer është sikurse të shtjellohej brenda një akuariumi, një obloje. Jashtë bota nuk dëgjon gjë, nuk di asgjë, sheh vetëm një veprim termik … Njëri kundër tjetrit …

Rinia, grupi shoqëror i të rinjve, pothuaj çdo mbrëmje, provon të duket si Perëndimi në lagjen skenografike BLLOKU, tejmbushur me bare, vendosur njëri përballë tjetrit, e makina të cilindratave të mëdha ekspozojnë si duhet kamjen … mund të jetë kamje sa për të thënë, kalimtare.

Po gjuha, ose më mirë neo-gjuha? Ȅshtë një gjuhë televizive, gjuha e formatëve italianë e europianë: të njëjtat lëvizje, të njëjtat përgjërime, të njëjtit takime, të njëjtët debate. Në televizorin e tragetit më rastisi të shikoja “Studio e hapur”, program italian “Studio Aperto” i mumjes prej silikoni Bruno Vespa! “Oj Mëm”! Tema e rrahur, pa shumë bindje, ishin viktimat e KOMUNIZMIT shqiptar! Po pse nuk diskutohet për të drejtat e punëtorëve, diktaturën e politikanëve e farefisnisë e tyre, që punësojnë kë duan në zyrat e tyre publike, në kompanitë e energjisë? Pse nuk flitet për mungesën e mbështetjes së sindikatave-bazë? Si bëjnë të mbrojnë të drejtat e tyre punonjësit?

Mister, është më mirë të flasësh për xhaxhin Enver; sidoqoftë ai tashmë nuk mund t’i bëj keq askujt! Edhe populli shqiptar, që prej kohësh ushqehej nga Logos të përhapur nga parabolat e RAI e Mediaset, tani dehet me një tjetër Logos, të sajuar vetë, që riqarkullon kuzhinën italiane, mjeshtërit e të cilës i kanë dhënë edhe tenxheret e Formatin. Publiku i rekrutuar, me veshje dinjitoze, merr pjesë në studio e përplas duart, pikërisht si në Itali dhe Europë.

Shqipëria po bëhet një popull i televizionit, një popull plastik, artificial, fryt i një planifikimi antropologjik, sociologjik, nëpërmjet një kërdi demokratik i sprovuar me armë mas-mediologjike. Përnjëmend, një popull i vërtetë europian. (…)

Jam sërish në udhëtim, një udhëtim amniotik, në Mesdhe, një udhëtim në natën e metaforave.

*Poet Arbëresh. Titulli është i redaksisë. Titulli i autorit: Shënime të përndara udhëtimi

 



Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Shpartalloi të majtën në Hungari, Viktor Orban një Kryeministër anti-SOROS dhe i ashpër me BE-në

Shpartalloi të majtën në Hungari, Viktor Orban një Kryeministër anti-SOROS dhe i ashpër me BE-në

E mbani mend Çelesten? Ja sa ndryshe duket sot aktorja

E mbani mend Çelesten? Ja sa ndryshe duket sot aktorja

Kjo këngëtare shqiptare e pranoi publikisht: Jam e virgjër, seks vetëm pas martese

Kjo këngëtare shqiptare e pranoi publikisht: Jam e virgjër, seks vetëm pas martese
















TE FUNDIT

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”

“Kreditë për shtëpi, kufizimet imunizojnë tregun”
25 Maj, 2025

Vendosja e kufizimeve nga Banka e Shqipërisë për kreditë për blerjen e shtëpive, sipas ekspertit të ekonomisë Selami Xhepa do...

Lexo më shumë

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës

50 mijë vizitorë në Kalanë e Gjirokastrës
25 Maj, 2025

Nuk është periudha e pikut të sezonit turistik, por Gjirokastra zgjidhet nga vizitorë të shumtë edhe në këto ditë të...

Lexo më shumë

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri 48-vjeçari
25 Maj, 2025

Një 48-vjeçar ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në zonën e Freskut, në Tiranë. Sipas njoftimit...

Lexo më shumë

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA

“Operacioni Ukraina”:Kirurgët e Forcave të Armatosura të Ukrainës trajnohen në SHBA
25 Maj, 2025

Lufta në Ukrainë ka krijuar një kërkesë të jashtëzakonshme për kirurgë të specializuar në trajtimin e plagëve të luftës dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com