Bota

Udhëhoqi delegacionin e SHBA në Kosovë, senatori diagnostikohet me kancer


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:44 - 18/02/21 |
Semiljana Azizi

Senatori amerikan, Bob Dole është diagnostikuar me kancer në mushkëri.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Dole përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, teksa theksoi se do të nisë trajtimin të hënën.

Kam disa vështirësi përpara, unë gjithashtu po iu bashkohem miliona amerikanëve që përballen me sfida të konsiderueshme shëndetësore”, tha Dole.

Kujtojmë që Dole ka udhëhequr një delegacion të Shteteve të Bashkuara në Kosovë në vitin 1990. Ndërkohë që në muajin gusht të vitit të kaluar, busti i tij është vendosur në Prishtinë. Përmes një video-mesazhi, Dole ka shprehur mirënjohje dhe falënderimet për inaugurimin e bustit.

Më vjen keq që nuk mund të jem me ju në inaugurimin e bustit, më kujton kohën e para 30 vjetëve. Tridhjetë vjet kemi punuar për të krijuar një shtet të fortë dhe shpresoj se do të vazhdoni të punoni për t’u bërë edhe më të fortë”, ka thënë senatori Bob Dole./Opinion.al

Pas