Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Udhëheqësi i Hamasit në Egjipt për bisedime, ndërsa vazhdojnë diskutimet për një pauzë të mundshme në luftime

2023/12/20 at 4:22 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Udhëheqësi i Hamasit në Egjipt për bisedime, ndërsa vazhdojnë diskutimet për një pauzë të mundshme në luftime

Grupi militant Hamas njoftoi të mërkurën se udhëheqësi i saj Ismail Hanijeh është në Kajro për bisedime rreth luftës në Gazë me zyrtarët e Egjiptit.

Në të kaluarën Egjipti ka luajtur rol si ndërmjetës mes Hamasit dhe Izraelit, përfshirë edhe për armëpushimin e përkohshëm njëjavor në fund të nëntorit, që përfshiu lirimin e mbi 100 pengjeve.

Në bisedime është diskutuar për një pauzë të re të mundshme në luftime që do të përfshinte lirimin e pengjeve të rrëmbyera nga Hamasi, por palët ende nuk kanë rënë dakord.

Presidenti izraelit Isaac Herzog u tha diplomatëve ndërkombëtarë të martën se Izraeli është i përgatitur të bëjë marrëveshje për një pauzë humanitare në këmbim të lirimit të pengjeve. Ai po ashtu deklaroi se Izraeli nuk po lufton kundër palestinezëve, por vetëm kundër Hamasit.

Luftimet në Gazë vazhduan të mërkurën dhe ushtria izraelite njoftoi se ka sulmuar mbi 300 objektiva gjatë ditës.

Ndërkohë Këshilli i Sigurimit i OKB-së planifikon të mbajë një votim tjetër të mërkurën që parashikon një pauzë në luftime për të lehtësuar hyrjen e ndihmave të mëtejshme humanitare për njerëzit në Gazë që kanë nevojë urgjente për ushqime, ujë dhe barna.

Votimi ishte planifikuar të mbahet të hënën, por është shtyrë dy herë për shkak të negociatave rreth përmbajtjes të saj, ndërkohë që Emiratet e Bashkuara Arabe, hartuesit e kësaj proejkt-rezolute, po përpiqen të sigurojnë mbështetje për të.

Projekt-rezoluta në formën aktuale, të cilën e ka parë Zëri i Amerikës, “kërkon” që palët në konflikt “të lejojnë, lehtësojnë dhe mundësojnë dërgimin e menjëhershëm, të sigurte dhe të papenguar të ndihmës së shtuar humanitare popullatës civile palestineze nëpër tërë Rripin e Gazës” përmes rrugëve më të shpejta. Ajo po ashtu “bën thirrje për pezullim urgjent të armiqësive” për të lejuar depërtim të sigurt dhe të papenguar të ndihmës.

Teksti i rezolutës po ashtu autorizon një mekanizëm monitorues të OKB-së që të konfirmojë natyrën humanitare të ndihmave të dërguara në Gazë përmes disa pikave të kalimit.

Përpjekja për të miratuar një rezolutë në Këshillin e Sigurimit më 8 dhjetor që bënte thirrje për armëpushim dështoi pasi Shtetet e Bashkuara përdorën të drejtën e vetos.

Ndërkohë që votimi po shtyhej të martën mëngjes për pasdite, zëvendës-ambasadori amerikan në OKB, Bob Wood u tha gazetarëve se “ende po punojmë në të.”

Ky votim ishte shtyrë për të mërkurën.

Përfaqësuesja e Emirateve të Bashkuara Arabe, Lana Nusseibeh u tha gazetarëve se “përfundimisht, qëllimi është armëpushimi, por siç e dini së fundi nuk u miratua. Prandaj na duhet të arrijmë në pikën ku punonjësve të ndihmave u lejohet të punojnë në kushte të sigurta dhe me intensitet të shtuar.”

“Thirrjet për armëpushim nga prizmi i të drejtave të njeriut dhe nga aspekti humanitar po bëhet gjithnjë e më të zëshme dhe duhet t’i dëgjojmë,” deklaroi Komisioneri i lartë i OKB-së për të drejta të njeriut, Volker Turk.

Izraeli është zotuar se do ta shkatërrojë Hamasin, që qeveris Rripin e Gazës, pas sulmit të militantëve të grupit në pjesën jugore të Izraelit më 7 tetor. Izraeli thotë se 1,200 njerëz janë vrarë dhe rreth 240 janë rrëmbyer gjatë sulmit terrorist. Mbi 100 pengje vazhdojnë të mbahen në Gazë.

Izraeli është kundërpërgjigjur dhe sulmet izraelite kanë lënë mbi 19,600 të vrarë në Gazë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë e cila udhëhiqet nga Hamasi dhe që nuk bën dallimin ndërmjet viktimave civile dhe të armatosurve. Izraeli ka njoftuar se 132 ushtarë izraelitë janë vrarë gjatë sulmit tokësor.

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë, UNRWA, thotë se konflikti ka detyruar 85 për qind të popullatës së Gazës të braktisin shtëpitë e tyre, shumë prej të cilëve po mundohen të strehohen në strehimet e OKB-së në pjesën jugore të Gazës, të cilat tashmë kanë tejkaluar shumëfish kapacitetin e tyre./ VOA

Ju sugjerojmë

“Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për zyrat që abuzojnë me…porositë e Ramës
Aktualitet

“Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për zyrat që abuzojnë me…porositë e Ramës

14 Korrik, 2025 10:33 am
Barnat/Rama:Po punojmë me Ministrinë për furnizimin e sistemit. Kontroll bulmetit..
Aktualitet

Barnat/Rama:Po punojmë me Ministrinë për furnizimin e sistemit. Kontroll bulmetit..

14 Korrik, 2025 10:26 am
Franca dyfishon shpenzimet ushtarake, Macron: Liria jonë nuk ka qenë kaq në rrezik
Bota

Franca dyfishon shpenzimet ushtarake, Macron: Liria jonë nuk ka qenë kaq në rrezik

14 Korrik, 2025 10:18 am
Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi, arrestohet 41-vjeçari
Aktualitet

Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi, arrestohet 41-vjeçari

14 Korrik, 2025 10:15 am
Trump njoftoi tarifa prej 30% ndaj BE nga 1 gushti
Bota

Trump njoftoi tarifa prej 30% ndaj BE nga 1 gushti

14 Korrik, 2025 10:05 am
Verë e mosbindjes civile në Serbi
Rajoni

Verë e mosbindjes civile në Serbi

14 Korrik, 2025 9:50 am
“Edhe për trajtimin e mbetjeve…”/Rama: Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit
Aktualitet

“Edhe për trajtimin e mbetjeve…”/Rama: Do krijojmë Operatorin e Shpërndarjes së Ujit

14 Korrik, 2025 9:39 am
“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!
Aktualitet

“Sot do bëhet konfiskim i…”/Rama: Çdo ngrehinë në shkelje të ligjit do rrafshohet!

14 Korrik, 2025 9:31 am
Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni
Aktualitet

Aksioni në Theth/Rama: S’do të ketë resorte turistike, është jashtë çdo lloj opsioni

14 Korrik, 2025 9:21 am
Shembjet në Theth, Rama: S’kemi prerë në besë askënd, janë goditur 40 subjekte
Aktualitet

Shembjet në Theth, Rama: S’kemi prerë në besë askënd, janë goditur 40 subjekte

14 Korrik, 2025 9:14 am
Para
Rusi, sekuestrohen 72 milionë dollarë kokainë me logon e Lionel Messi

Rusi, sekuestrohen 72 milionë dollarë kokainë me logon e Lionel Messi

INSTAT: Vetëm 3 qarqe me shtesë popullsie

INSTAT: Vetëm 3 qarqe me shtesë popullsie

Stoltenberg: Siguria në Kosovë është kyçe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

Stoltenberg: Siguria në Kosovë është kyçe për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor

TE FUNDIT

“Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për zyrat që abuzojnë me…porositë e Ramës

“Pastrim” në administratë dhe ndëshkim për zyrat që abuzojnë me…porositë e Ramës
14 Korrik, 2025

Në pjesën e fundit të takimit, me dyer të mbyllura, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar rifreskim të stafit...

Lexo më shumë

Barnat/Rama:Po punojmë me Ministrinë për furnizimin e sistemit. Kontroll bulmetit..

Barnat/Rama:Po punojmë me Ministrinë për furnizimin e sistemit. Kontroll bulmetit..
14 Korrik, 2025

Në një takim me deputetët e Tiranës, kryeministri Edi Rama u shpreh se qeveria po punon me Ministrinë e Shëndetësisë...

Lexo më shumë

Franca dyfishon shpenzimet ushtarake, Macron: Liria jonë nuk ka qenë kaq në rrezik

Franca dyfishon shpenzimet ushtarake, Macron: Liria jonë nuk ka qenë kaq në rrezik
14 Korrik, 2025

Në fjalimin tradicional për Forcat e Armatosura që u mbajt dje në oborrin e Ministrisë së Mbrojtjes në Paris, Presidenti...

Lexo më shumë

Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi, arrestohet 41-vjeçari

Ndezi zjarrin që shkrumboi 10 ha bimësi, arrestohet 41-vjeçari
14 Korrik, 2025

Policia ka arrestuar një 41-vjeçar, pasi ndezi zjarr dhe për pasojë u dogjën qindra pemë ulliri, pemë frutore dhe 10...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com