Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Uashingtoni shpreh mbështetje për protestuesit në Kinë

2022/11/29 at 3:45 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Uashingtoni shpreh mbështetje për protestuesit në Kinë

Shtëpia e Bardhë është vendosur në një pozitë delikate me Kinën, konkurrentin e saj më të madh, duke shprehur hapur mbështetje për protestat paqësore, që u shfaqën në të gjithë vendin. Por, për shkak të tyre, zyrtarët e administratës po peshojnë me kujdes fjalët në lidhje me politikat e rrepta “zero-COVID” të Kinës. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Anita Poëell njofton nga Shtëpia e Bardhë.


Protestat në rrugë kanë tronditur disa qytete kineze ditët e fundit, pasi 10 persona humbën jetën për shkak të zjarrit që ra në një ndërtesë banimi, që mbahej nën izolim nga autoritetet, duke shkaktuar zemërim të gjerë mbi kontrollet e rrepta ndaj COVID-it.

Në Shtëpinë e Bardhë reagimi ishte i matur.

“Mesazhi ynë për protestuesit paqësorë anembanë botës është i njëjtë dhe i pandryshuar: njerëzve duhet t’u lejohet e drejta për t’u mbledhur dhe për të protestuar në mënyrë paqësore ndaj politikave, ose ligjeve, apo diktateve të cilat ata i kundërshtojnë”, tha John Kirby me Këshillin e Sigurisë Kombëtare.

Por, shtoi zoti Kirby, administrata ishte e kujdesshme në diskutimin e menaxhimit të rreptë të pandemisë nga Pekini, që ka çuar në mbylljen e shkollave dhe bizneseve dhe ka mbajtur dhjetëra miliona njerëz të mbyllur në shtëpi.

“Bllokimet nuk janë një politikë që ne e mbështesim këtu. Natyrisht, ka njerëz në Kinë që kanë shqetësime për këtë dhe ata po protestojnë. Ne besojmë se ata duhet të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në mënyrë paqësore”.

Në Kongres, ligjvënësit amerikanë janë më të hapur, duke theksuar ankesat e protestuesve për censurën e qeverisë kineze, simbolizuar nga copa letrash të bardha bosh.

“Ne po shohim popullin kinez të ngrihet kundër qasjes drakoniane të partisë komuniste të Kinës dhe të jetë i shqetësuar jo vetëm për politikat e COVID-it, por edhe për censurën. Jam në anën e popullit kinez. Mendoj se populli kinez po shpreh dëshirën e tij për të pasur më shumë liri dhe më pak censurë në vendin e tij dhe unë qëndroj me ta”, tha senatori demokrat Mark Warner.

Qeveria e Kinës ka kundërshtuar akuzën se zjarri në apartament, në rajonin Xinjiang të Kinës veriperëndimore, ku jeton pakica myslimane ujgure, u shkaktua nga politikat e tyre për pandeminë.

“Në mediat sociale ka forca me motive të fshehta që e lidhin këtë zjarr me reagimin ndaj COVID-19”, tha zëdhënësi i ministrisë së Jashtme kineze Zhao Lijian.

Ai nuk tha se kur do të përfundonte kjo politikë.

Vëzhguesit që ndjekin zhvillimet nga afër thonë se një gjë është e qartë: protestat janë të pazakonshme.

“Këto janë veprime që të fusin në burg. Është shumë domethënëse që njerëzit janë të gatshëm të flasin publikisht, me zë të lartë, të regjistrohen dhe të përpiqen të mobilizojnë edhe njerëz të tjerë për ta mbështetur këtë. Është një shenjë që tregon se sa të zemëruar janë njerëzit. Nuk do të thosha se kjo është, një lëvizje apo diçka e tillë. Por është ndryshe nga protestat normale në Kinë, të cilat zakonisht janë shumë më të lokalizuara”, thotë Julian Ku, me universitetin Hofstra për Zërin e Amerikës.

Dhe është e qartë se këto politika të rrepta – që synojnë të ndalojnë përhapjen e virusit – nuk po ndalojnë përhapjen e pakënaqësisë.

Protesta në mbështetje të atyre në Kinë, janë zhvilluar edhe në qytete të tjera anembanë botës, siç ishte ajo e komunitetit ujgur përpara godinës së Departamentit të Shtetit, të hënën këtu në Uashington./VOA



Ju sugjerojmë

Publikohet fotoja/ Takimi në Vatikan, Tump-Zelensky përballë njëri-tjetrit
Bota

Shqetësime për rezervat ushtarake/ SHBA pezullon disa dërgesa armësh për Ukrainën

2 Korrik, 2025 9:28 am
Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite
Bota

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite

2 Korrik, 2025 9:13 am
Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
Bota

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

2 Korrik, 2025 8:55 am
Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
Bota

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

2 Korrik, 2025 8:50 am
Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencione shkakton krizë qeveritare në Greqi

2 Korrik, 2025 8:45 am
Trump arrin në samitin e NATO,aleatët zotohen për rritje të shpenzimeve në mbrojtje
Bota

Trump i bën thirrje Hamasit të pranojë propozimin për armëpushim 60-ditor

2 Korrik, 2025 8:37 am
Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë
Aktualitet

Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, Rama: Çdo valë mbart një kujtim të lashtë

2 Korrik, 2025 8:32 am
Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve
Aktualitet

Fermerët shqiptarë po braktisin kafshët për bletët, pse po rritet numri i koshereve

2 Korrik, 2025 8:25 am
Parashikimi i motit, 5 Janar 2025
Aktualitet

Parashikimi i motit, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 2 korrik 2025

2 Korrik, 2025 8:12 am
Para
Putin propozon krijimin e një unioni të gazit natyror me Kazakistanin dhe Uzbekistanin

Putin propozon krijimin e një unioni të gazit natyror me Kazakistanin dhe Uzbekistanin

Ronaldo apo Fernandes, sqarohet kush e shënoi golin ndaj Uruguait

Ronaldo apo Fernandes, sqarohet kush e shënoi golin ndaj Uruguait

4 mijë raste dhune brenda familjes në 2022

4 mijë raste dhune brenda familjes në 2022
















TE FUNDIT

Shqetësime për rezervat ushtarake/ SHBA pezullon disa dërgesa armësh për Ukrainën

Publikohet fotoja/ Takimi në Vatikan, Tump-Zelensky përballë njëri-tjetrit
2 Korrik, 2025

Shtetet e Bashkuara do të ndalojnë dërgimin e disa armëve që i kishin premtuar Ukrainës për luftën e saj kundër...

Lexo më shumë

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite

Irani i gatshëm të minojë Ngushticën e Hormuzit pas sulmeve izraelite
2 Korrik, 2025

Inteligjenca amerikane ka zbuluar se ushtria iraniane ka ngarkuar mina në disa anije në Gjirin Persik në qershor. Sipas zyrtarëve...

Lexo më shumë

Përhapen shumë lajme të rreme për kancelarin Friedrich Merz

Merz:Aleatët e Kievit nuk do kufizojnë më rrezen e përdorimit të armëve për Ukrainën
2 Korrik, 2025

Që kur Friedrich Merz mori detyrën si kancelar, në mediat sociale janë shtuar lajmet e rreme rreth tij. Nga gjoja...

Lexo më shumë

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin më të nxehtë ndonjëherë

Temperatura mbi 43 gradë Celsius, valët e të nxehtit ekstrem “pushtojnë” SHBA-në
2 Korrik, 2025

Spanja dhe Anglia regjistruan qershorin e tyre më të nxehtë ndonjëherë, ndërsa vala e nxehtësisë vazhdon të përhapet nëpër Evropë....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com