Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Uashingtoni përcakton si organizata terroriste 8 kartele të drogës në Amerikën Latine 

2025/02/20 at 10:17 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Uashingtoni përcakton si organizata terroriste 8 kartele të drogës në Amerikën Latine 

Administrata e Presidentit Trump po etiketon zyrtarisht tetë organizata të krimit të organizuar në Amerikën Latine si ‘organizata të huaja terroriste’, duke shtuar trysninë amerikane mbi kartelet që veprojnë në Shtetet e Bashkuara dhe atyre që i ndihmojnë ato. 

Veprimi i bazuar në urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump më 20 Janar, ku mes të tjerash përcaktohen edhe organizatat kriminale Tren de Agua e Venezuelës dhe MS-13 në El Salvador, do të publikohet zyrtarisht të enjten në Regjistrin Federal. 

Ndër përparësitë kryesore të presidentit republikan është edhe sigurimi i kufirit mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Presidenti Trump është zotuar për dëbime masive të imigrantëve të paligjshëm, dërgimin e trupave ushtarake në kufi dhe arritjen e marrëveshjeve me disa vende për të pranuar më shumë emigrantë. 

Përcaktimi si organizata terroriste i rrjeteve kriminale, siç janë kartelet e drogës në Amerikën Latine dhe që kanë synime përfitimi financiar, është diçka e pazakontë, sepse ky etiketim është përdorur zakonisht për grupe si al-Kaida ose Shteti Islamik, që e përdorin dhunën për qëllime politike. 

Administrata e Presidentit Trump argumenton se lidhjet dhe operacionet ndërkombëtare të këtyre grupeve, përfshirë trafikun e drogës dhe të imigrantëve si dhe përdorimi i dhunës për të zgjeruar territoret e tyre, janë përcaktues në marrjen e vendimit. 

Kritikët thonë se kjo është një lëvizje e panevojshme dhe e ashpër që mund të dëmtojë marrëdhëniet dhe të paralizojë tregtinë me Amerikën Latine. Bizneset, bankat dhe blerësit mund të kenë frikë nga një ndjekje e mundshme penale nga Shtetet e Bashkuara nëse me vetëdije ose pa vetëdije kanë ndonjë transaksion që ka lidhje me botën e karteleve të drogës. 

Këto kartele kanë një përhapje të gjerë në ekonominë meksikane, jo vetëm përmes trafikut të drogës dhe të imigrantëve por duke luftuar për kontrollin e biznesit disa miliarda dollarësh të tregtisë së avokados. 

Grupet e ndihmave thonë se, në të kaluarën, përcaktimi amerikan i disa grupeve si organizata të huaja terroriste ka kërcënuar në përgjithësi importin ushqimor drejt disa shteteve. Një shembull, thonë grupet e ndihmave, është frika e kompanive të transportit se prokurorët amerikanë mund t’i akuzojnë ato për mbështetje të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të grupeve terroriste. 

Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, reagoi muajin e kaluar ndaj urdhrit ekzekutiv të Presidentit Trump duke thënë se Meksika do të mbrojë sovranitetin dhe pavarësinë e saj ndërsa synon të koordinohet me Shtetet e Bashkuara. 

“Të gjithë duam t’i luftojmë kartelet e drogës,” tha Presidentja Sheinbaum. Shtetet e Bashkuara “në territorin e tyre, ne në territorin tonë”./VOA 

Ju sugjerojmë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

5 Qershor, 2025 8:04 pm
Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
Aktualitet

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

5 Qershor, 2025 7:39 pm
Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
Bota

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

5 Qershor, 2025 7:22 pm
Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
Rajoni

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

5 Qershor, 2025 7:03 pm
Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit
Kryesore

Marrëveshja e sigurisë me Ukrainën,Hasani:Marrim përgjegjësitë në mbrojtje të rendit

5 Qershor, 2025 6:55 pm
Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale
Kronikë

Digjet banesa në Uznovë të Beratit, dëme të mëdha materiale

5 Qershor, 2025 6:46 pm
Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz
Bota

Presidenti Trump pret në Zyrën Ovale kancerin gjerman Merz

5 Qershor, 2025 6:29 pm
Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?
Bota

Pensionet, sa kohë duhet të punojmë?

5 Qershor, 2025 6:11 pm
Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes
Politikë

Vengu takim me Crosetton, në fokus forcimi i bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes

5 Qershor, 2025 5:51 pm
Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës
Politikë

Kuvendi miraton pa opozitën të gjitha pikat e rendit të ditës

5 Qershor, 2025 5:45 pm
Para
Arrestimi i Veliajt, Rama: SPAK përdor metoda të Sigurimit të Shtetit, shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional 

Arrestimi i Veliajt, Rama: SPAK përdor metoda të Sigurimit të Shtetit, shkatërrohet jeta e një njeriu për budallallëk profesional 

Opinion – Qëlloi partneren dhe veten, çfarë ndodhi në Shkodër? (19 Shkurt 2025) 

Opinion – Qëlloi partneren dhe veten, çfarë ndodhi në Shkodër? (19 Shkurt 2025) 

Pentagoni urdhëron rishikimin e buxhetit, riinvestimin e 50 miliardë Dollarëve për mbrojtjen 

Pentagoni urdhëron rishikimin e buxhetit, riinvestimin e 50 miliardë Dollarëve për mbrojtjen 

TE FUNDIT

Trump për negociatat tregtare me BE: Do të kemi një marrëveshje të mirë

Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
5 Qershor, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump u shfaq pozitiv në lidhje me një marrëveshje të mundshme tregtare me Bashkimin Evropian, gjatë një...

Lexo më shumë

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente

Vendosja e gabuar e tabelave të shpejtësisë, Islam Qibini: Shkak për aksidente
5 Qershor, 2025

Vendosja e gabuar e sinjalistikave rrugore në vend ngre shqetësime për mbarëvajtjen e udhëtimit në rrugët e Shqipërisë, si dhe...

Lexo më shumë

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët

Bajram mes luftës dhe urisë/ Gaza, nuk ka festë për palestinezët
5 Qershor, 2025

Mes luftës dhe urisë, palestinezët në Rripin e Gazës po presin festën e Kurban Bajramit. Kurban Bajrami shënon provën e...

Lexo më shumë

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike

Osmani:Moskonstituimi i Kuvendit dëmton përparimin drejt agjendës euroatlantike
5 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të enjten se vonesa në konstituim të Kuvendit dëmton kredibilitetin e institucioneve dhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com