Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Uashington, një qendër bamirësie nën shembullin e Nënë Terezës

2016/08/31 at 6:43 PM
në Aktualitet, Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Uashington, një qendër bamirësie nën shembullin e Nënë Terezës

Shumë veta e njohin si Nënë Tereza e Kalkutës bamirësen e famshme me origjinë shqiptare, por emri i saj i vërtetë ishte Anjeze Gonxhe Bojaxhiu.

E veshur me sarin e bardhë me vija bojë qiell, Nënë Tereza hapi shoqatën Misionaret e Bamirësisë për të ndihmuar të varfërit në rrugët e Kalkutës. Por shumë shpejt misionaret e saj u përhapën në të gjithë botën.

Motra Nishi është një ndër katër murgeshat që operojnë qendrën në rrugën Wheeler në pjesën jug-lindore të Uashingtonit: “Çdo ditë, përveç të enjteve, shërbejmë ushqim. Murgeshat gatuajnë, kemi vullnetarë që vijnë për të shërbyer. Disa herë vullnetarët duan të shërbejnë ushqim. Në ata raste ata vetë gatuajnë. Fillojmë që në 8:30 të mëngjesit”.

Një orë më pas fillojnë lutjet, pak para se të shërbehet ushqimi që përgatitet me ndihmën e vullnetarëve. Houston Roberson, pjesëtar i komunitetit fetar Shën Peter Claver, filloi të ndihmonte pesë vjet më parë, kur vinte si vullnetar një herë në muaj. Tani ai vjen një herë në javë.

“Shumicën e kohës gatuaj, ndihmoj për të përgatitur ushqimin dhe tani kam detyrën e pastrimit, pasi do të laj dyshemenë”. Ai thotë një individ gjykohet nga mënyra se si i trajton të tjerët, sidomos ata për të cilët nuk kujdeset njeri.

Nënë Tereza ishte zëri i më të pashpresëve; ajo vazhdon të flasë në emër të tyre përmes vullnetarëve që punojnë në misionet e saj:
“Nënë Tereza është gjallë brenda nesh. Ajo na tregoi se ç’do të thotë të jesh katolik. Ajo mori ata më të varfrit dhe i trajtoi me dinjitet. Ashtu po veprojmë edhe ne këtu. Ne i trajtojmë të gjithë me dinjitet. Nuk përçmojmë askënd”.

Në 2003, Nënë Tereza u iluminua nga Papa Gjon Pali II. Ndërkohë që shumë veta shihnin tek ajo një simbol ndërkombëtar të bamirësisë që vlerësohej nga udhëheqës ndërkombëtarë dhe adhurohej nga miliona vetë, të tjerë e kritikonin për shpërdorim fondesh dhe si nje njeri i dhënë pas lavdeve për punën e saj.
Michael Witczak është lektor i studimeve fetare në Universitetin Katolik të Amerikës: “Është e vërtetë se ka kritika dhe ato janë trajtuar me seriozitet, por Kisha Katolike nuk e sheh se ato zhbëjnë bindjen e përgjithshme se vepra e saj u frymëzua nga mirësia dhe se ajo ishte një shembull pozitiv për të tjerët”.
Ai shembull ka frymëzuar Motrën Leonarde, e cila e takoi Nënë Terezën në 1981, kur erdhi për të përuruar qendrën. “Për mua ajo është shembulli i një motre të dashur dhe të mëshirshme dhe i dritës që lëshon dashuria e Zotit mbi botën”./VOA

Etiketa: Nene Terezaqender bamiresieuashington

Ju sugjerojmë

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
Rajoni

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

17 Tetor, 2025 10:29 pm
Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
Bota

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

17 Tetor, 2025 10:00 pm
SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
Kryesore

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

17 Tetor, 2025 9:33 pm
Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
Bota

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

17 Tetor, 2025 8:56 pm
Presidenti Putin shpall armëpushim 3-ditor në Ukrainë: Kievi të bëjë të njëjtën gjë
Bota

Putin paralajmëron SHBA/ Kreu i Kremlinit: Mos i jepni raketa “Tomahawk” Ukrainës

17 Tetor, 2025 8:16 pm
Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Bota

Takimi Trump-Zelensky, presidenti ukrainas mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

17 Tetor, 2025 7:46 pm
UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër
Kryesore

UÇK bashkon shqiptarët në Tiranë, reagon kryeministri Rama: Liria ka emër

17 Tetor, 2025 7:38 pm
Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian
Bota

Venezuela dislokon mijëra trupa afër kufirit kolumbian

17 Tetor, 2025 7:01 pm
Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së
Aktualitet

Mbyllet tubimi në Tiranë, mijëra shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

17 Tetor, 2025 6:35 pm
“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij
Life Style

“Emri im është Manchester United”, tifozi që ndryshoi identitetin e tij

17 Tetor, 2025 6:01 pm
Para
Sami Dangëllia, shqiptari që kaloi në burg dyfishin e viteve të Mandelës

Sami Dangëllia, shqiptari që kaloi në burg dyfishin e viteve të Mandelës

Mediat britanike: Shqipëria hap negociatat me BE-në pas miratimit të reformës në drejtësi

Mediat britanike: Shqipëria hap negociatat me BE-në pas miratimit të reformës në drejtësi

5 vjet burg për aktivistët e VV-së, nëse vërtetohet akuza e sulmin ndaj Kuvendit

5 vjet burg për aktivistët e VV-së, nëse vërtetohet akuza e sulmin ndaj Kuvendit

Please login to join discussion

TE FUNDIT

SHBA-ja u heq sanksionet katër bashkëpunëtorëve të Dodikut

KQZ i heq mandatin udhëheqësit të serbëve në Bosnje, Millorad Dodik
17 Tetor, 2025

Departamenti Amerikan i Thesarit njoftoi të premten se i ka hequr nga lista e sanksioneve katër aleatë të ish-presidentit të...

Lexo më shumë

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…

Diskutimet brenda SHBA: Zelensky i propozon Trump marrëveshjen…
17 Tetor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka propozuar se Ukraina mund t'i ofrojë SHBA-së "mijëra dronë" nëse Uashingtoni i lejon asaj të...

Lexo më shumë

Urdhër nga Berisha për bojkotimin e protestës në mbështetje të UÇK? Reagon PD

SPAK nisi verifikimet për kontratën e lobimit në SHBA, reagon PD: Jemi transparentë
17 Tetor, 2025

Partia Demokratike ka reaguar lidhur me disa ‘spekulime’ se nga zyrat e PD ka dalë një urdhër për bojkotimin e...

Lexo më shumë

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit

Sabotimi në Nord Stream, Polonia bllokon ekstradimin e të dyshuarit
17 Tetor, 2025

Gjermania kishte kërkuar ekstradimin e një ukrainasi të dyshuar për përfshirje në sabotimin e tubacioneve Nord Stream në vitin 2022....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com