Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U zgjodh presidente, Osmani: Është dita e Kosovës

2021/04/04 at 8:19 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U zgjodh presidente, Osmani: Është dita e Kosovës

Sot Kuvendi i Kosovës zgjodhi presidente Vjosa Osmani. Pas betimit Osmani ka mbajtur edhe një fjalim para të pranishmëve në sallën e Kuvendit.


Ajo tha se sot është dita e Kosovës dhe e qytetarëve të saj, teksa u zotua se do të punonte për forcimin e shtetit të Kosovës.

“Është nder i madh që me betimin tuaj edhe vullnetin e qytetarëve t’u drejtohem në cilësinë e presidentes së zgjedhur. Dashuria për Kosovën vendin tonë dhe bashkëvendësit tanë, ka qenë motivimi më i madh i jetës sime politike dhe do vazhdoj të jetë. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, e qytetarëve. Është dita në të cilën dëshmojmë se me vendosmëri ne dimë t’i përballojmë sfidat. Sot Kosova e zgjodhi edhe njëherë një presidente grua dhe vajzat e vogla nuk duhet ta harrojnë këtë. Vajzat e kanë vendin aty ku dëshirojnë, aty ku punojnë fort e me zell. Bashkë që të gjithë ne e kemi kthyer dhimbjen në fuqi. Ta kujtojmë rolin e arkitektit tonë të shtetit presidentit Ibrahim Rugova. Të kujtojmë sakrificën e komandantit legjendar, Adem Jasharit dhe të gjithë të rënëve për liri”, shtoi Osmani.

Vjosa Osmani zyrtarisht është zgjedhur presidente e Republikës së Kosovës. Në raundin e tretë, kanë marrë pjesë 82 deputetë, ku Vjosa Osmani Osmani ka arritur të marr 71 vota, kundërshtari i saj Nasuf Bejta asnjë votë dhe 11 vota të pavlefshme.

Pjesë nga fjala e Osmanit

“I nderuar kryetar i Kuvendit, zoti kryeministër Kurti, deputetë të legjislaturës së 8-ë. Përfaqësues të vendeve mike, miq që nuk na u ndatë. Faleminderit për durimin dhe pjesëmarrjen. Është nder i madh për mua që me bekimin tuaj dhe vullnetin e qytetarëve t’iu drejtohem nga foltorja e këtij Kuvendi në cilësinë e Presidentes më të re të vendit tonë.

Vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt, më veshi njëkohësisht me përgjegjësi. Dashuria për Kosovën, ka qenë motivimi më i madh për jetën politike. Sot është dita e Kosovës, është dita juaj, është ditë në të cilën vullneti juaj i shprehur me 14 shkurt po plotësohet dhe institucionet po konstituohet. Është dita e Kosovës sepse të personazhet që ju zgjodhët, po demonstrojnë një nivel të lartë demokracie. Dëshmojmë edhe njëherë, që me urtësi dhe vendosmëri dimë ti përballojmë sfidat dhe ti japim kuptim.

Vendosmëria për të rritur ëndërr që po jetësohet. Sot Kosova zgjodhi edhe njëherë një Presidente grua. Shpresoj ta mbani ndërmend këtë që po ndodh tani. Vajzat e kanë vendin aty ku ëndërrojnë, e aty ku punojnë me zell. Përfaqësimi i qeverisë tonë nga gra, është shembull që duhet ndjekur edhe nga vende më të zhvilluara. Nuk kemi nevojë të shohim përtej kësaj salle, për të kujtuar vuajtjet e tmerrshme të vendit tonë dhe sakrificat e shumta që kaluam. Historia jonë është dhe historia e njerëzve përfaqësues në këtë sallë. Është historia e seksuale e dhunës që është bërë në Kosovë. Zonja Krasniqi është simbol i forcës sonë.

Në mendjen e zemrën e çdo kosovari do të kultivohet respekti dhe mirënjohja e thellë. Si drejtuese e institucionit më të lartë, shfrytëzoj rastin të ftoj të gjithë politikanët e këtij vendi që të ndërtojmë mirëkuptimin ndaj njëri tjetrit, bashkëpunimin me qeverinë e Kosovës dhe gjithë përfaqësuesit e qytetarëve në Kuvend. Duhet të sigurohemi që Kosova është vendi i qytetarëve të saj.

Paqja do të arrihet vetëm kur të ketë pendesë nga Serbia, kur të kërkohet falje nga ajo. Sfidat janë të shumta, veçanërisht ajo me pandeminë. Prandaj le ti qëndrojmë pranë njëri-tjetrit. Fitorja dhe suksesi do të jenë të përbashkët dhe vetëm të bashkuar do ta bëjmë të mundur. Kemi humbur shumë jetë njerëzish dhe të tjera mund të humbim. Do t’ja dalim vetëm kur të qëndrojmë të bashkuar. Do të jem sy për të identifikuar vendndodhjen tuaj dhe vesh për të dëgjuar nevojat tuaja. Kosovën duhet ta bëjmë më të fortë se është mëmëdheu ynë. Si presidente, do të sigurohem që interesi ynë nacional të jetë mbi të gjitha. Të gjithë jemi në shërbim të Kosovës”, tha Osmani.

Etiketa: kosovepresidentevjosa osmani


Ju sugjerojmë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
Kryesore

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

10 Tetor, 2025 10:15 pm
Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
Sport

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

10 Tetor, 2025 8:55 pm
“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
Sport

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

10 Tetor, 2025 7:41 pm
Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
Aktualitet

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

10 Tetor, 2025 6:59 pm
Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike
Politikë

Mandatet e anëtarëve të Kushtetueses, PD letër Peleshit: Seanca të jetë publike

10 Tetor, 2025 5:53 pm
Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte
Bota

Izraeli kritikon vendimin për Çmimin Nobel për Paqen: Trump e meritonte

10 Tetor, 2025 5:36 pm
Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore
Sport

Ndeshja me Serbinë, Hysaj: Këtu kemi ardhur vetëm për fitore

10 Tetor, 2025 4:51 pm
Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare
Kryesore

Sylvinho: Sfida me Serbinë, vendimtare

10 Tetor, 2025 4:48 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump nuk e fitoi Nobelin/ SHBA kritikon Komitetin: Vendos politikën para paqes

10 Tetor, 2025 4:47 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

GJKKO liron nga burgu Redi Mollën

10 Tetor, 2025 3:52 pm
Para
Osmani: Në janar do të shohim nëse do të shkojmë në zgjedhje

Meta dhe Basha urojnë presidenten e Kosovës

Haradinaj: Nuk na ka kontaktuar askush për qeverinë e re nga Vetëvendosje

Osmani presidente, Haradinaj: Lufta për demokraci fillon sonte

Manastirliu publikon shifrat, ja sa vaksinime janë kryer sot

COVID-19/ Sa qytetarë janë vaksinuar gjatë ditës së sotme në Shqipëri
















TE FUNDIT

Zgjedhjet, PD miraton kandidatët në 6 bashkitë

Kolegji Zgjedhor rrëzon padinë e PD-së për Fierin dhe Durrësin
10 Tetor, 2025

PD ka miratuar emrat e kandidatëve për gjashtë bashkitë, ku do të mbahen zgjedhjet e pjesshme lokale. Opinion.al mëson se...

Lexo më shumë

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish

Nën masa të rrepta sigurie, Kombëtarja shqiptare arrin në hotel në Nish
10 Tetor, 2025

Shqipëria luan “finalen” e saj të madhe përballë Serbisë, ku një fitore historike e kuqezinjve, do t’i jepte një shtysë...

Lexo më shumë

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon

“Më çonte çdo natë të njëjtin mesazh”, Mkhitaryan tregon sherrin me Mourinhon
10 Tetor, 2025

Henrikh Mkhitaryan flet pa filtra. Mesfushori zikaltër foli hapur për veten në biografinë e tij, “Jeta ime gjithmonë në qendër”,...

Lexo më shumë

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi

Avokati dhunoi rojen në Gjykatën e Vlorës, reagon Dhoma e Avokatisë: Distancohemi
10 Tetor, 2025

Dhoma e Avokatisë ka dënuar ngjarjen e ndodhur në Gjykatën e Vlorës ditën e sotme, ku avokati Redi Llan dhunoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com