Duke filluar nga sot mbledhjet e Qeverisë në Malin e Zi do të jenë të hapura për publikun. Lajmi është dhënë nga kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, në një postim në rrjetin social “Facebook”.
“Duke filluar nga sot, seancat e Qeverisë së Malit të Zi do të jenë të hapura për publikun. Duke rritur kështu transparencën e përgjithshme dhe duke forcuar besimin në institucionet e sistemit. Qytetarët duhet të jenë të përfshirë në tërësi në procesin vendimmarrës“, shkruan Abazoviç.
Ky është vendimi i parë që Abazoviç ka marrë si kryeministër i Malit të Zi. Ai është kryeministri i parë shqiptar i këtij vendi.