Është arrestuar në Dubai shtetasi Denis Bajri Brajoviç, i cili u arrestua në kuadër të operacionit policor të koduar “Ristas”.
Brajoviç është i dyshuar për vrasjen e Gjin Ndoj Boriçit në Shkodër më 9 Gusht të 2020-ës në Shkodër.
Policia e Shtetit njofton se uniformat blu kanë siguruara informacion se 36-vjeçari fshihej në Emiratet e Bashkuara.
Pas shkëmbimit të këtij informacioni me partnerët nëpërmjet koordinimit të zyrave të Interpolit, është bërë i mundur lokalizimi dhe vënia në pranga me qëllim ekstradimin në Shqipëri të Denis Brajoviç, 36-vjeçarit nga Shkodra.
Vijon bashkëpunimi për të kryer ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri./Opinion.al