Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U vu në krye të policisë së Lezhës, PD: Olsian Bistro vegël e Ramës

2021/11/08 at 4:42 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U vu në krye të policisë së Lezhës, PD: Olsian Bistro vegël e Ramës

Partia Demokratike, përmes një deklarate për mediat, shkruan se ditën e sotme gjyqtari Bedri Qori, i ka dhënë të drejtë Edi Ramës për të përdorur policinë për të fituar zgjedhjet.

Sipas PD, Qori ka dënuar për shpifje përfaqësuesit e PD në KQZ dhe atyre në Gjirokastër, që  denoncuan përfshirjen e policisë në masakrën zgjedhore.

PD në deklaratën e saj shkruan se vendimi i padrejtë i gjyqtarit, i cili ka pasuri të pajustifikuara, iu nënshtrua presionit për të mbrojtur policin e përfshirë në trafik droge, Olsian Bistro.

“Gjyqtarët e korruptuar, si Bedri Qori, i dhanë sot Edi Ramës të drejtën për të përdorur policë të përfshirë në trafikun e drogës, si Olsian Bistro, për të legjitimuar vjedhjen e  zgjedhjeve.

Në vend të ndëshkimit të atyre që morën pjesë në masakrën zgjedhore të 25 Prillit, gjyqtari nën presionin e vetingut dënoi për shpifje përfaqësuesit e PD në KQZ dhe atyre në Gjirokastër, që  denoncuan përfshirjen e policisë në masakrën zgjedhore. Vendimi i padrejtë i gjyqtarit me pasuri të pajustifikuara iu nënshtrua presionit të pushtetit për të mbrojtur një polic të rangut të lartë, që bëri fushatë në Gjirokastër për Ministrin e Brendshëm dhe u shpërblye tani me postin e drejtorit të Policisë në Lezhë.

Nuk është shpifje që Olsian Bistro është i përfshirë në trafikun e drogës, gjatë kohës kur drejtonte Komisariatin e Pogradecit. Ky informacion i përket Shërbimit Informativ Shtetëror, që e identifikoi Olsian Bistron në listën e 128 policëve të përfshirë në trafikun e drogës në 2016-ën.

Shërbimet korruptive të gjyqësorit ndaj Edi Ramës nuk do ta ndalojnë Partinë Demokratike që të denoncojë përfshirjen e drejtuesve të  Policisë së Shtetit në trafikun e lëndëve narkotike dhe shitblerjen e votave.

Veglat e Edi Ramës në Gjykatë dhe në Polici nuk mund të shuajnë zërin e përfaqësuesve të PD kundër çdo akti kriminal dhe çdo vendimi korruptiv që minon demokracinë”-shkruhet në deklaratën e PD./Opinion.al

Ju sugjerojmë

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
Aktualitet

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

6 Shkurt, 2026 9:49 pm
Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
Kryesore

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

6 Shkurt, 2026 8:06 pm
Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit
Sport

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

6 Shkurt, 2026 8:01 pm
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë
Bota

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

6 Shkurt, 2026 7:52 pm
Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein
Bota

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

6 Shkurt, 2026 7:49 pm
Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”
Politikë

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, në “o gjel deti këndo”

6 Shkurt, 2026 7:22 pm
Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin
Aktualitet

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

6 Shkurt, 2026 6:04 pm
3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë
Kronikë

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

6 Shkurt, 2026 5:42 pm
Para
Arrestohen 42 drejtues mjetesh, vendosen 1456 gjoba

Arrestohen 42 drejtues mjetesh, vendosen 1456 gjoba

Dy studime të reja për pandeminë ofrojnë pamje të zymtë

Dy studime të reja për pandeminë ofrojnë pamje të zymtë

COVID-19/ Shënohen 65 viktima gjatë 24 orëve

COVID-19/ Shënohen 65 viktima gjatë 24 orëve

TE FUNDIT

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
6 Shkurt, 2026

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin...

Lexo më shumë

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Gjykata Kushtetuese nuk vendos për rastin “Balluku”, rrëzohet ankimimi i Ramës

Kuvendi rrëzon kërkesën e PD-së për mbledhjen e Këshillit të Mandateve për Ballukun
6 Shkurt, 2026

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku. Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për...

Lexo më shumë

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro

Çështja “Balluku” në “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do të jetë me 5 vota pro
6 Shkurt, 2026

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com