Kronikë

U vra sot në Milot, i riu i shpëtoi plumbave pak muaj më parë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 22:06 - 22/07/22 |
Opi Nion

Klisman Preçi është personi që mbeti viktimë gjatë atentatit të sotëm, ku gjithashtu i plagosur mbeti dhe Ylli Brahimi. Preçi dhe Brahimi i kanë mbijetuar atentateve të mëparshme, por sot për të riun plumbat ishin fatal.

Klisman Preçi iu bë atentat  gjithashtu dhe më 14 Maj të këtij viti, në Ishull Lezhë. Ai udhëtonte me makinë së bashku me kushëririn e tij Blerim Preçi kur rreth orës 20:05 është qëlluar me breshëri plumbash nga një automjet tjetër. Autorët mësohet se lëviznin me një makinë Audi dhe sapo iu kanë afruar shënjestrës kanë hapur zjarr. Dy kushërinjtë i shpëtuan plumbave.

Sa i përket ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje, për momentin nuk ka ende detaje. Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë për të zbardhur krimin.

Pas