Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U vra sot në Elbasan, vëllai i Lamçes i dënuar me 24 vite burg për vrasje

2020/07/30 at 8:31 AM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U vra sot në Elbasan, vëllai i Lamçes i dënuar me 24 vite burg për vrasje

Elbasani u trondit nga dy vrasje brenda 12 orëve. Pas vrasjes së 23-vjeçarit Regis Runaj, mëngjesin e sotëm është vrarë me sende të forta dhe 40-vjeçari Florian Lamçe.


Policia deklaron se Lamçe mbeti i varë pas një konflikti me dy persona të tjerë pranë qendrës së këtij qyteti. Personat e përfshirë në konflikt dhe që akuzohen për vrasjen e Lamçes janë  Adriano Hajdari, 42 vjeç,  Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç, të cilët aktualisht janë shoqëruar nga policia.

Sipas policisë, personat e përfshirë në konflikt ishin në gjendje të dehur. Lamçe ishte person me precedent penal, ndërsa dyshohej se ishte përfshirë në disa ngjarje të rënda kriminale. Sipas “News 24” Lamçe është i dyshuar për disa vrasje. Po ashtu, sipas informacioneve të tjera 40-vjeçari dyshohet se është i përfshirë dhe në trafikun e lëndëve narkotike.

Florian Lamçe, është vëllai i Olti Lamçe, i cili është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2012 Olti  vrau pronarin e disko “Tekilës”, Almir Canin.

Motivi i konfliktit

Më 22 shkurt të vitit 12 Prokuroria e Elbasanit ka paraqitur konkluzionet përfundimtare për vrasjen me armë zjarri Almir Cani. Autori kryesor, pas hetimeve të prokurorisë, rezultoi shtetasi  Olti Lamçe. Në kuadër të këtij hetimi, prokuroria ka arritur të faktojë edhe rolin e shtetasve Florian Lamçe dhe Kliton Gjyla, të cilët kanë kryer veprime të drejtpërdrejta për të penguar zbulimin e së vërtetës. Sipas dosjes penale, ngjarja zë fill rreth një vit e gjysmë para vrasjes, kur Almir Cani, bashkë me nipin e tij kanë shkuar për të bërë një palë shkallë në banesën e S. Furrxhiut. Sipas prokurorisë, puna është kryer ngadalë për shkaqe të ndryshme. Në muajin dhjetor të vitit 2011 dhe janar të vitit 2012, mes nipit të Canit dhe S. Furrxhiut kanë filluar kontradiktat në lidhje me vlerën e punës. Gjatë kësaj kohe E. Cani i ka kërkuar S. Furrxhiut paratë për punën e kryer. Në kohën që janë bërë këto debate, i pranishëm ka qenë edhe Almir Cani. Pas shumë debateve, Cani dhe nipi i tij kanë shkuar në banesën e Furrxhiut, me qëllim që t’i kërkonin paratë për punën e bërë, por ai nuk ua ka hapur derën e banesës.

Vrasja e Canit

Më 16 shkurt 2012, Almir Cani ka qenë në lokalin e tij, kur aty ka shkuar nipi i tij dhe një i njohur i nipit. Almiri ka thirrur në lokal shtetasin Olti Lamçe, i cili thirret Ola dhe një person tjetër të paidentifikuar me emër. Në bisedë e sipër, Almiri i ka kërkuar Oltit dhe personit tjetër që të shkonin së bashku me nipin e tij te farmacia e djalit të borxhliut për t’i bërë presion. Pasi kanë shkuar te farmacia, ata kanë filluar t’i kërkojnë shpjegime djalit të borxhliut. Në këto kushte, shoku i nipit të Almirit ka nxjerrë pistoletën dhe ka kërcënuar djalin e Furrxhiut. Pas kësaj, familja Furrxhiu ka denoncuar në polici dhe për këtë është thirrur Almir Cani, bashkë me nipin. Pasi kanë dalë nga komisariati, Almir Cani ka kërkuar shtetasin Olti Lamçe, bashkë me vëllain e tij, Florian Lamçe. Në dosje thuhet se Cani ka nxjerrë emrin e Oltit në polici dhe për këtë arsye, marrëdhëniet mes tyre janë ftohur. Kështu, më 22 shkurt, ata kanë lënë takim në lokal dhe Almiri është thirrur nga vëllai i Oltit. Almiri kur po zbriste nga banesa për në lokal është takuar me Oltin, i cili e ka goditur me levë në kokë dhe më pas me plumb po në kokë. Pasi ka kryer vrasjen, Olti Lamçe është larguar nga vendi i ngjarjes. Më 8 mars 2012, pas marrjes së informacionit se Olti dhe Florian Lamçe po përgatiteshin të largoheshin jashtë vendit, policia ka ndërhyrë dhe i ka arrestuar të dy. Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe bashkëpunëtorin tjetër, Kliton Gjyla, që ishte i bashkëpandehur me dy vëllezërit./ Opinion.al



Ju sugjerojmë

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
Bota

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

26 Tetor, 2025 5:47 pm
“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
Bota

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

26 Tetor, 2025 4:41 pm
Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
Aktualitet

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

26 Tetor, 2025 3:32 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump i jep ultimatum Hamasit për pengjet: Të shohim se çfarë do të bëjnë…

26 Tetor, 2025 3:12 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

26 Tetor, 2025 2:42 pm
Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri
Sport

Begaj e Duka në 100-vjetorin e Klubit Besa, kreu i FSHF-së: Së shpejti stadiumi i ri

26 Tetor, 2025 2:19 pm
“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Kosovë/ Formimi i qeverisë dështoi, Krasniqi: Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

26 Tetor, 2025 12:41 pm
Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO
Sport

Boksieri Jurgen Uldedaj shpallet kampion bote, merr titullin botëror IBO

26 Tetor, 2025 12:34 pm
Para
Pranga 56-vjeçarit, abuzoi seksualisht me 33-vjeçaren me probleme mendore

Tiranë/ Gjendet i pajetë një 37-vjeçar, çfarë dyshohet

Ndryshimet kushtetuese, opozita tjetër thirrje PS

Ndryshimet kushtetuese, opozita tjetër thirrje PS

Covid-19/Të ardhurat për frymë të çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro

Covid-19/Të ardhurat për frymë të çdo shqiptari pritet të ulen me 270 euro
















TE FUNDIT

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
26 Tetor, 2025

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në Bashkinë e Vaut të Dejës “është ulur ndjeshëm niveli i ujit dhe...

Lexo më shumë

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia

Militantët kurdë të PKK-së njoftojnë tërheqjen nga Turqia
26 Tetor, 2025

Grupi militant i Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), i cili është shpallur i jashtëligjshëm, ka njoftuar se po tërhiqet...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli do të ketë të drejtën e vetos mbi forcat e sigurisë në Gaza

“Kabineti e mori vendimin”, Netanyahu paralajmëron ofensivë të ashpër kundër Hamasit
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të ketë të drejtë vetoje mbi përbërjen e forcës së sigurisë...

Lexo më shumë

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit

Moti i keq/ Probleme në Kukës, rënie gurësh dhe inerte në Rrugën e Kombit
26 Tetor, 2025

Qarku i Kukësit prej mëngjesit është përfshirë nga mot i keq, me reshje të dendura shiu dhe mjegull të dendur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com