Aktualitet

U vra nga 21-vjeçari, Çuçi: Policin do e shpallim “Dëshmor i Atdheut”


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:14 - 28/09/21 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me vrasjen e nënkomisarit Saimir Hoxha në Lezhë nga 21 vjeçari Aldi Rama.

Çuçi thotë se grupi i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e gjithë detajeve të kësaj ngjarje.

Ministri tha se Komisioni Qendror i Statusit “Dëshmor i Atdheut” ka nisur procedurat për shpalljen e oficerit Saimir Hoxha, “Dëshmor i Atdheut” duke i garantuar familjes së tij të gjithë vëmendjen dhe mbështetjen e dhënë me ligj të posaçëm.

Ai shprehu ngushëllime për familjen Hoxha, teksa tha se Policia e Shtetit do të vijojë aksionet kundër narkoitkëve dhe paligjshëmrisë.

Autori i krimit ndodhet në spitalin e Traumës, pasi pas rrethimit nga RENEA dhe FNSH tentoi vetvrasjen./Opinion.al

Pas