Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U vra në Itali/ Anila Ruçi do të martohej, i dha fund marrëdhënies me babain e Osmanit

2023/05/23 at 3:01 PM
në Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U vra në Itali/ Anila Ruçi do të martohej, i dha fund marrëdhënies me babain e Osmanit

Emisioni Uniko nga Spartak Koka në Klan Plus zbuloi se Anila Ruçi, 38-vjeçarja që u vra në Itali më 19 Prill 2023, ka qenë në një lidhje dashurore me babain e Osman Bylykut, 30-vjeçarit me të cilin jetonte në të njëjtën banesë në Scaldasole dhe e prezantonte si vëllain e saj.

Gazetari Spartak Koka që udhëtoi drejt Italisë zbuloi të tjera detaje për ngjarjen e rëndë. Pak kohë më parë, Anila i kishte kërkuar babait të Osman Bylykut, Ahmet Bylykut, që t’i jepnin fund lidhjes bashkë pasi ajo do të martohej me një shtetas italian që kishte njohur në zonën e Scaldasole ku dhe jetonte.

Anila Ruçi kishte krijuar kontakte dhe njohje me persona të ndryshëm në zonë duke kërkuar sipas të dhënave dhe sipas saj që kemi biseduar me Ahmet Bylykun duke kërkuar që Osmani të largohej dhe të mos ishte më si bashkëjetues në të njëjtën shtëpi. Por ajo që kemi mësuar është dhe fakti tjetër që Anila Ruçi i kishte deklaruar Ahmet Bylykut se nuk donte të vazhdonte më marrëdhënien me të dhe se tashmë kishte gjetur një burrë, një shtetas italian rreth 49 – 50 vjeç me të cilin priste të martohej në verën e këtij viti. Madje i kishte kërkuar babait të Osmanit ta ndihmonte me dokumentacionin për t’u çregjistruar nga trungu familjar ku ajo ishte më parë me nënën, vëllain dhe motrën dhe për të dalë në trung më vete”, raporton gazetari Spartak Koka.

I ndaluar nga policia italiane për vrasjen e Anila Ruçit 38 vjeç është vetëm Osman Bylyku 30 vjeç, me të cilin jetonte në të njëjtën banesë. Vetë Osmani u gjet i plagosur me disa goditje thike ditën e vrasjes së Anilës. Por hetuesit italianë dyshojnë se 30-vjeçari mund t’i ketë inskenuar dhe të jetë vetëplagosur duke vrarë fillimisht Anilën. Megjithtë, kjo është vetëm një dyshim dhe asgjë e konfirmuar.

Nga ana tjetër, avokatja shqiptare në Itali e Osman Bylykut, zonja Elierta Myftari, në një intervistë për emisionin Uniko, tregoi se deri tani nuk ka asnjë motiv që Osmani të ketë vrarë Anilën.

Avokatja Elierta Myftari: Përsa i përket motivit që mund të ketë pasur Osmani për kryerjen e një akti të këtillë, mendimi i familjarëve deri tani është i konfirmuar dhe nga burime hetimore sepse sot e kësaj dite nuk hipotezohet akoma asnjë motiv që mund të ketë pasur Osmani për të kryer një akt të tillë. Dhe kjo është edhe një nga dyshimet më të mëdha që më shprehin edhe mediat italiane me të cilat kam kontaktuar në këtë javë. Fakti që nga një anë nuk është gjetur arma e krimit, nga ana tjetër nuk hipotezohet asnjë lloj motivi për kryerjen e faktit dhe si konseguencë e papranuar nga ana e disa mediave që ai ndërkohë të ndodhet i ndaluar në burg duke qenë se pikërisht mungojnë dhe këto elemente.

Por kush është shtetasi italian me të cilin Anila Ruçi do të martohej?

“Sipas Ahmet Bylykut, babait të Osmanit, kontrata me qira ka ndryshuar pronësinë marrëdhënia kontraktuale. Kjo shtëpi ka qenë dhe është në marrëdhënie kontraktuale me bashkëshortin e ardhshëm të Anila Ruçit, bashkëshort i cili pritej të bëhej sepse Anila humbi jetën në datën 19 Prill”, shpjegon gazetari Spartak Koka nga Scaldasole e Pavias, Itali.

Ndërkohë, avokatja Elierta Myftari theksoi se me rëndësi do të jetë të thërritet për t’u pyetur edhe shtetasi italian me të cilin do të martohej Anila Ruçi si person që mund të ketë dijeni./tvklan.al

Ju sugjerojmë

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…
Kryesore

The Guardian artikull për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Ngjallin kujtimet e përplasjes…

7 Qershor, 2025 5:55 pm
Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik
Aktualitet

Bovilla, e panjohur për potencialin arkeologjik

7 Qershor, 2025 5:24 pm
Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç
Rajoni

Zgjedhjet në dy komuna të vogla të Serbisë, test për pushtetin e Vuçiç

7 Qershor, 2025 5:10 pm
Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin
Kryesore

Shqipëri-Serbi/Tirana “vishet” kuqezi, tifozët nisin grumbullimin

7 Qershor, 2025 4:54 pm
Para
Theu masën e sigurisë për të shpërndarë kanabis, në pranga 39-vjeçari

Theu masën e sigurisë për të shpërndarë kanabis, në pranga 39-vjeçari

Vrau Arian Gosën, vetëdorëzohet në polici Habib Rexha

Vrau Arian Gosën, vetëdorëzohet në polici Habib Rexha

“Unë jam Habib Rexha”, publikohet video e 31-vjeçarit para se të vetëdorëzohej në polici

“Unë jam Habib Rexha”, publikohet video e 31-vjeçarit para se të vetëdorëzohej në polici

TE FUNDIT

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Pas Serbisë, edhe Kombëtarja shqiptare ka mbërritur në stadiumin “Air Albania”, aty ku do të luhet përballja mes dy ekipeve....

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
7 Qershor, 2025

Shqipëria do të përballet sot ndaj Serbisë në orën 20:45, një ndeshje e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Përveç...

Lexo më shumë

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Kombëtarja e Serbisë është nisur drejt stadiumit “Air Albania”, aty ku prej orës 20:45, do të luhet ndeshja ndaj Shqipërisë....

Lexo më shumë

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Ditën e sotme do të zhvillohet ndeshja e shumëpritur Shqipëri-Serbi në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45. Shumë prej tifozëve...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com