Është zbuluar identiteti i shqiptarit që humbi jetën dy ditë më parë në burgun e Trikallës në Greqi. Ai është 29 vjeçari Ergest Alija nga Librazhdi.
Alija humbi jetën pas një përleshjeje me dy të burgosur rusë, ku u qëllua disa herë me thikë. Megjithëse u transportua në spital, ai nuk mundi dot t’i rezistojë hemorragjisë nga plagët e marra.
Fatkeqësisht, Alija është i fundit i një sërë shtetasish shqiptarë që kanë humbur jetën në burgjet greke kohët e fundit, ndërsa nuk ka pasur reagime zyrtare nga organet shtetërore shqiptare./Opinion.al