Kronikë

U vra në atentat, Erion Çela kishte dyqan afër lokalit dhe ulej pranë xhamit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:01 - 04/01/22 |
Opi Nion

Të tjera detaje janë zabrdhur lidhr me atentatin e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Don Boskos” ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë.

Mësohet se viktima, Erion Çela 35-vjeç ishin me origjinë nga Dibra, por jetonte në Maminas. 35-vjeçari kishte një dyqan pranë lokalit ku ndodhur krimi dhe zgjidhte të ulej në një tavolinë pranë xhamit për të monitoruar biznesin e tij.

Të plagosur në atentat kanë mbetur Arben Dani 46 vjeç i dëmtuar në këmbë, Blerim Çela 28 vjeç i dëmtuar në këmbën e djathtë dhe në fytyrë, vëllai i viktimës, i plagosur në bark dhe këmbë edhe Edmond Crroj 41 vjeç. Po ashtu, me armë zjarri u qëllua edhe Azbi Selimaj 19 vjeç i dëmtuar në shpatull, i cili mësohet se është kamerieri i lokalit.

Autorët janë aferuar në lokal me një “Benz” me targa të vjedhura dhe kanë hapur zjarr me një kallashnikov në drejtim të tavolinës ku ishte ulur Çela së bashku me personat e tjerë që mbetën të plagosur.

Pas kryerjes së krimit, autorët janë larguar sërish po nga e njëjta rrugë që kanë ardhur dhe kanë humbur gjurmët mes lagjeve të Laparakës.

Deri më tani autorët janë ende të pa identifikuar, ndërsa të paqarta mbeten dhe motivet e krimit./Opinion.al

Pas