Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U vra me atentat rrugor, prokuroria heq sekuestron e hotelit 1.5 milion euro

2017/07/26 at 9:48 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U vra me atentat rrugor, prokuroria heq sekuestron e hotelit 1.5 milion euro

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka kthyer në pikën “zero” debatin gjyqësor mbi konfiskimin e një hoteli 5-katësh në Vlorë në bazë të ligjit “Antimafia”, shkruan “Panorama”.

Hoteli në fjalë ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë dhe mendohet të ketë një vlerë prej gati 1.5 milionë eurosh. Apeli i Krimeve të Rënda ka prishur vendimin e Shkallës së Parë, që e konfiskoi godinën, si edhe sipërfaqen e truallit ku është ndërtuar, pas dyshimeve se është krijuar nga burime financiare aktiviteti kriminal. Sipas vendimit të Apelit, çështja është kthyer për rigjykim në Shkallën e Parë të Krimeve të Rënda. Vendimi në Apel është shpallur vetëm me dispozitiv dhe në ditët në vijim pritet të zbardhet vendimi që do të hedhë dritë mbi argumentet e gjykatës për ndryshimin e vendimmarrjes së Shkallës së Parë. Verdikti i gjykatës ka qenë në kundërshtim të kërkesës së Prokurorisë, e cila ka këmbëngulur në lënien në fuqi të vendimit të Shkallës së Parë. Sipas Prokurorisë për Krimet e Rënda, hoteli 5-katësh rezulton të jetë në pronësi të Shpëtim Brahimajt, por dyshohet se është krijuar me të ardhurat e aktivitetit kriminal të djemve të tij, Ermal Brahimaj dhe Isuf Koka (Brahimaj), ky i fundit i vrarë në një atentat me tritol, në gusht 2014.

DYSHIMET E PROKURORISË

“Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda, rezultoi se familjarët Brahimaj nuk justifikon me burime të ligjshme financiare blerjen e truallit me sip. 2500 m², në vlerën 150 mijë euro, si edhe investimin për hotelin, me sip. totale ndërtimi 3090 m², në vlerë rreth 100 milionë lekë të rinj”, thuhej në kërkesën e Prokurorisë. Bazuar në disa vendime gjyqësore të formës së prerë nga autoritetet italiane, Prokuroria për Krimet e Rënda pretendonte se është plotësisht e dokumentuar se shtetasit Ermal Bajrami alias Bashkim Brahimaj dhe vëllai i tij, Isuf Koka alias Isuf Brahimaj, kanë qenë të përfshirë në veprimtari kriminale dhe ndaj tyre janë zhvilluar disa procese gjyqësore penale, të cilat kanë përfunduar me vendime të formës së prerë. Në precedentët penalë të radhitur si prova nga ana e prokurorisë kanë qenë dënime për vepra penale të “mbajtjes dhe transportimit të lëndëve narkotike” dhe “nxitjes, favorizimit dhe shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese”. Gjatë gjykimit në Shkallën e Parë te Krimet e Rënda, nga ana e Shpëtim Brahimajt dhe përfaqësuesit të tij ligjor janë ngritur  pretendime konkrete lidhur me burimin e financimit për blerjen e truallit. Sipas tij, një pjesë e të ardhurave janë krijuar nga shitja e bagë- tive në periudhën 1990-2006, si edhe nga të ardhurat e fëmijëve të tij në emigrim. Gjithashtu, në mbështetje të pretendimeve të tij, Shpëtim Brahimaj ka paraqitur në gjykatë edhe disa dokumente huamarrje nga persona të tretë.

Etiketa: Isuf Koka

Ju sugjerojmë

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran
Bota

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran

21 Qershor, 2025 1:55 pm
Turqia: Shpëtuam izraelitët nga një sulm iranian
Bota

Turqia thotë se Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë”

21 Qershor, 2025 1:34 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran

21 Qershor, 2025 1:19 pm
Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim
Aktualitet

Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim

21 Qershor, 2025 1:08 pm
Vendosi pajisje gjurmuese në banesën e së fejuarës për shkak të xhelozisë, policia arreston 30-vjeçarin në Lezhë
Aktualitet

Elbasan/ Vodhi me dhunë celularin e një shtetasi, policia arreston një 32-vjeçar

21 Qershor, 2025 12:51 pm
Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës
Aktualitet

Amfiteatri dhe Torra Veneciane, më të vizituarat në Durrës

21 Qershor, 2025 12:43 pm
Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota
Kryesore

Vijon rinumërimi në Tiranë, partitë kryesore humbin vota

21 Qershor, 2025 12:28 pm
Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes
Rajoni

Serbia njofton se ka pranuar paratë e para nga Plani i Rritjes

21 Qershor, 2025 12:15 pm
“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin
Aktualitet

“Netët e Bejkës së Bardhë” ndezin Pilurin

21 Qershor, 2025 12:01 pm
Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës
Aktualitet

Gjykata lë në burg tre anëtarët e grupit të Talo Çelës

21 Qershor, 2025 11:49 am
Para
Karaburun/ Ja kush është zhytësi që u dëmtua sot nga dinamiti në det

Karaburun/ Ja kush është zhytësi që u dëmtua sot nga dinamiti në det

Berati zgjidhet qyteti i dytë më i bukur në 30 qytete në botë

Berati zgjidhet qyteti i dytë më i bukur në 30 qytete në botë

Prishja e ndërtimeve pa leje në Dhërmi, Ministria e Jashtme e Greqisë kërcënon Shqipërinë

Prishja e ndërtimeve pa leje në Dhërmi, Ministria e Jashtme e Greqisë kërcënon Shqipërinë

TE FUNDIT

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran

Rikthehet mbrëmjen e sotme interneti në Iran
21 Qershor, 2025

Mediat shtetërore iraniane raportojnë se lidhja e internetit në Iran do të rikthehet mbrëmjen e kësaj të shtune në orën...

Lexo më shumë

Turqia thotë se Izraeli po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe të plotë”

Turqia: Shpëtuam izraelitët nga një sulm iranian
21 Qershor, 2025

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, e akuzoi Izraelin se po e çon Lindjen e Mesme drejt një “katastrofe...

Lexo më shumë

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran

Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
21 Qershor, 2025

Ekspertët thonë se sulmet e deritashme të Izraelit ndaj objekteve bërthamore të Iranit paraqesin vetëm rreziqe të kufizuara kontaminimi. Por,...

Lexo më shumë

Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim

Kanosën me armë zjarri një shtetas/Policia arreston dy vëllezërit, i treti në kërkim
21 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpalllur në kërkim një tjetër, pasi akuzohen se kanë kanosur më...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com