Është një 40 vjeçar shqiptari i vrarë mbrëmjen e kaluar në Villa Literno në Casertano, ndërsa po vidhte një mjet në një banesë bashkë me dy bashkëpunëtorë.
Burri, i lënë i vdekur nga shokët përpara spitalit të Aversa, u identifikua falë të dhënave dixhitale.
Ndërkohë që për momentin nuk është dhënë asnjë masë për të zotin e shtëpisë që qëlloi.
Sipas informacioneve paraprake, hajdutët u arratisën në bordin e një BMW të bardhë, dhe më pas e lanë trupin e shokut të tyre të plagosur përpara spitalit civil.
Tre hajdutët kishin vendosur në plan grabitjen e një banese, por pronari i shtëpisë e kuptoi prezencën e tyre dhe i qëlloi.
Episodi ndodhi rreth orës 3.30 të mëngjesit, në rrugën e vjetër të Aversas, kur pronari i shtëpisë i qëlloi kur të tre ishin gati ti vidhnin makinën.
Në këtë moment ka ndodhur edhe arratia: tre keqbërësit, në bordin e BMW, ia kanë mbathur në drejtim të Casal di Principe.
Makina u gjet plotësisht e djegur nga karabinierët në fushat e Gricignanono di Aversa.
Ka qenë në shok gruaja e burrit që qëlloi duke vrarë një nga grabitësit që kishte hyrë në shtëpinë e tyre.
“Ishte një natë e tmerrshme. Nuk është e këndshme të qëllosh mbi një person-tha gruaja-por është e teta herë që vijnë të na vjedhin. Jemi me të vërtetë të lodhur. Nëse këta hajdutë do të na kishin thënë që kishin nevojë për para, do i kishim ndihmuar pa problem, siç e kemi bërë edhe herë tjetër. Por nuk mund të futesh në banesën e tjetrit duke vënë në rrezik jetën tonë dhe të fëmijëve tanë”
Kur burri im hapi zjarr nga ballkoni, hajduti i cili u qëllua, që ishte në makinën tonë, doli nga makina dhe na pyeti, duke ju drejtuar burrit tim me fjalët: “përse më qëllove? Unë desha ti përgjigjesha: Po ti përse vjen në shtëpinë tonë ndërsa po flejmë dhe të vjedhësh pasurinë tonë.
Gruaja e mekanikut ka rrëfyer se pistoletën me të cilin qëlloi hajdutin e kishin me leje.