Policia e Shkodrës ka arrestuar edhe dy të rinj, të cilët ishin pjesë e grupit të strukturuar kriminal që i vinin gjoba bizneseve në këtë qytet.
Në pranga kanë rënë Ibrahim Lici, 24 vjeç dhe 16-vjeçari me inicialet H. L, 16 vjeç, të dy banues në lagjen Guerile, Shkodër.
Sipas policisë këtë persona akuzohen për veprat “Shtrëngim me anën e kanosjes për marrjen e pasurisë”, “Krijim të grupit strukturuar kriminal” dhe “ Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal”.
Një ditë më parë policia arrestoi 7 të rinj, të cilët gjobisnin bizneset me dhunë.