Kronikë

U vidhte kartat e identitetit pacientëve, në pranga infemierja në Tiranë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:30 - 28/09/21 |
Opi Nion

Një operacion policor i koduar “Elektro”, është finalizuar nga policia. Një infermiere është arrestuar pasi iu vidhte kartat e identitetit pacientëve në spital, për t’i përdorur për kredi.

Në pranga ka rënë edhe shitësja e një dyqani, e cila merte kredi në emër të pacientëve, për të blerë pajisje në dyqanin ku punonte.

Policia bën me dije se janë arrestuar Elisabeta Bardhollari, 39 vjeçe dhe Orjada Hoxha, 32 vjeçe, të dyja banuese në Tiranë.  Gjithashtu u procedua penalisht shtetasi A. H.

“Nga hetimet ka rezultuar se shtetasja E. B., e punësuar si infermiere në spital, vidhte kartat e identitetit të pacientëve që shkonin për mjekim dhe më pas ia jepte shtetases O. H., e cila punonte si shitëse në një subjekt privat që tregtonte pajisje elektroshtëpiake. Shtetasja O.H. i përdorte kartat e identitetit për të marrë kredi, me qëllim për të blerë pajisje të ndryshme në dyqanin ku punonte, të cilat transportoheshin nga shtetasi A. H. dhe më pas i shisnin në bashkëpunim me njëri-tjetrin”, njofton policia.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë skemë mashtrimi dhe vënien e tyre para drejtësisë./Opinion.al

 

Pas