Kronikë

U vidhnin portofolat qytetarëve, 2 të arrestuar në Tiranë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:31 - 16/07/22 |
Opi Nion

Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona pasi akuzohen se vidhnin portofolat qytetarëve që prisnin në stacionet e autobusit.

Në kuadër të operacionit “Pickpockets” u arrestuan . A.S. 45 vjeç me precedent penal dhe D.Gj. 45 vjeç.

Nga hetimet ka rezultuar se në datë 14.07.2022, në “Kthesën e Kamzës”, pranë stacionit të autobusit, dy të arrestuarit dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 800 Euro shtetases B. L.

Gjithashtu, më datë 15.07.2022, në rrugën “Mine Peza”, pranë stacionit të autobusit, dyshohet se i kanë vjedhur portofolin me 15.500 lekë të rinj shtetasit B. C.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Pas