Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U trafikua 4 herë, e reja do vriste me sëpatë bashkëjetuesin e fundit

2018/05/24 at 6:31 PM
në Kronikë
Kohë leximi: 3 min
A A
U trafikua 4 herë, e reja do vriste me sëpatë bashkëjetuesin e fundit

Jeta e Vjollca Shkëmbit, vajzës nga fshati Pojan, nuk gjen paqe. Në vitin 2015 ajo tronditi me rrëfimin e saj se ishte shitur katër herë në Maqedoni dhe ishte dhunuar në të katërta martesat e saj.


Shkëmbi, e cila është edhe nënë, denoncoi në atë kohë ata që e përdorën, teksa bëri rrëfimin rrëqethës për jetën e saj të vështirë mes dhunës dhe varfërisë. Mirëpo, duket se jeta e Vjollca Shkëmbit nuk gjen paqe. Në maj të vitit 2017, Vjollca Shkëmbi arrestohet nga Policia, pasi denoncohet nga bashkëjetuesi i ri për vrasje të mbetur në tentativë. Ngjarja ndodhi në fshatin Sheqeras të Maliqit, pas një konflikti për motive të dobëta mes çiftit.

Bashkëjetuesi i Vjollcës, Artur Japupi, ka denoncuar se ajo e ka goditur me sëpatë disa herë, edhe kur ishte pa ndjenja. Për këtë arsye, 28-vjeçarja doli ditën e djeshme në Gjykatën e Krimeve të Rënda për akuzën e “vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare mbetur në tentativë”. Shkëmbi ishte e vetme në gjyq, asnjë familjar i saj nuk ishte i pranishëm.

Duket se edhe bashkëjetesa e saj e gjashtë nuk qe e suksesshme dhe u mbyll me të në pranga. Sipas Prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjithçka ka ndodhur në datën 5 maj të vitit 2017, në fshatin Sheqeras të Bashkisë së Maliqit. Sipas ishbashkëjetuesit, Artur Jaupi, ata ishin njohur gjatë muajve prill-maj në kohën kur Arturi shkonte në Pojan, vendin ku banonte Vjollca dhe shiste bimë medicinale.

Për rreth 1 muaj e pak, ata janë njohur, ku kanë dalë disa herë për kafe dhe kishin vendosur të bashkëjetonin. Gjatë periudhës së njohjes, Vjollca i kishte treguar atij se kishte një vajzë dhe në momentin që kishin vendosur të jetonin bashkë, e kishin diskutuar me familjarët e Arturit, të cilët kishin rënë dakord dhe kishin shkuar në Pojan, në shtëpinë e 27-vjeçares për të marrë vajzën. Sipas Artur Jaupit, aty ai kishte parë 2 fëmijët që Vjollca kishte pasur nga një martesë tjetër, një vajzë për të cilën kishte dijeni dhe një djalë 1 vjeç.

Për këtë të fundit, Vjollca dhe familjarët e saj i kishin thënë se ishte fëmija e motrës së saj. Nga kjo vizitë, ata kishin marrë me vete vetëm vajzën dhe pas kësaj, në shtëpi kishte pasur sherre të vazhdueshme, pasi mamaja e Artur Jaupit ishte ankuar për sjelljen e nuses, ndërsa kishte vënë në dukje edhe faktin se ishin duke i ushqyer edhe vajzën. Gjatë debateve, Vjollca kishte kërkuar që të largohej për në shtëpinë e saj, ndërsa një ditë më pas kishte ndërruar mendje dhe nuk ishte larguar.

Nga ana tjetër, Artur Jaupi e ka marrë vesh për ekzistencën e djalit të Vjollcës, pasi kishte shkuar në gjendje civile, për të pyetur në lidhje me disa letra që më herët bashkëjetuesja e tij i kishte thënë se i kishte bërë gati. Aty ka marrë vesh se djali 1-vjeçar ishte i saj dhe disa kohë më parë punonjësit socialë kishin shkuar për t’ia marrë, pasi Vjollca Shkëmbi ishte larguar nga shtëpia.

Pas debateve që nisën për një telefon, në datën 5 maj të vitit të shkuar, debati ka degjeneruar në dhunë, ndërsa Vjollca ka goditur disa herë me sëpatë Artur Jaupin, ndërsa kur ka shkuar në spital, janë vënë re edhe hematoma të tjera, të cilat, sipas 45- vjeçarit, janë shkaktuar, pasi Vjollca ka vazhduar ta godasë, edhe kur ai kishte rënë pa ndjenja, sepse kishte menduar se kishte vdekur. Vetë Vjollca Shkëmbi ka rezerva për dëshminë e ish-bashkë- jetuesit në Prokurori. Ajo foli në sallën e gjyqit, duke i kërkuar Jaupit të tregojë “të vërtetën”, pa e specifikuar se cila është ajo.

“Dua të them diçka për Artur Jaupin. I kërkoj që në dëshminë e tij para gjykatës, të tregojë të gjithë të vërtetën. Këtu ai të thotë vetëm të vërtetën e të mos shtojë asgjë. Le të mos nxjerrë justifikime për telefonin…”. Më tej, Vjollca u shpreh për familjarët e saj, të cilët nuk kishin shkuar ta takonin, pasi nuk kishin mundësi ekonomike. “Familjarët e mi nuk vijnë të më takojnë, pasi nuk kanë mundësi ekonomike. Babai im është i shtrirë në krevat, i sëmurë dhe nuk ka mundësi të ngrihet, ndërsa mami kujdeset për fëmijët e mi dhe nuk ka ku t’i lërë”, tha ajo. Seanca e djeshme ishte edhe seanca paraprake dhe më pas do të vijojë gjyqi normal./E.Deliu/

Burimi: Panorama



Ju sugjerojmë

Vlorë/ Plagosën rëndë 2 shtetas duke i goditur me levë dhe thikë, bien në pranga
Kronikë

Vlorë, konflikt në familje/ Vihen në pranga 2 vëllezërit, njëri posedonte armë

5 Gusht, 2025 12:27 pm
Kosovë/ U gjet i vrarë e i groposur nga familjarët, dyshimet për viktimën në Lipjan
Kronikë

Kosovë/ U gjet i vrarë e i groposur nga familjarët, dyshimet për viktimën në Lipjan

5 Gusht, 2025 11:53 am
Abuzoi me fondet, shkon në gjykim ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut
Kronikë

Abuzoi me fondet, shkon në gjykim ish-kreu i Urdhrit të Stomatologut

5 Gusht, 2025 11:48 am
Tiranë/Lëvizte me armë e kanosi një shtetas, pranga 27 vjeçarit dhe vëllait të tij
Kronikë

Tiranë/Lëvizte me armë e kanosi një shtetas, pranga 27 vjeçarit dhe vëllait të tij

5 Gusht, 2025 11:24 am
Goditet nga rrufeja, humb jetën 47-vjeçari në Pogradec
Kronikë

Goditet nga rrufeja, humb jetën 47-vjeçari në Pogradec

5 Gusht, 2025 10:54 am
Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Zhduket 27-vjeçari në Dhërmi, i vëllai bën kallëzimin në polici

5 Gusht, 2025 10:41 am
U arrestua për vrasjen e Gentjan Bejtjas,Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun
Kronikë

U arrestua për vrasjen e Gentjan Bejtjas,Gjykata e Tiranës lë në burg Flodian Plakun

5 Gusht, 2025 10:38 am
Arrestohet 55-vjeçari në Lazarat, kultivonte drogë në oborrin e banesës
Kronikë

Arrestohet 55-vjeçari në Lazarat, kultivonte drogë në oborrin e banesës

5 Gusht, 2025 10:32 am
Të shtëna me armë zjarri në Vlorë
Kronikë

Vrasja e 65-vjeçarit në Vaun e Dejës/ Viktima, i dënuar më parë për vrasje

4 Gusht, 2025 10:10 pm
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Vaun e Dejës

4 Gusht, 2025 9:36 pm
Para
Aksident i rëndë në Xibrakë, plagosen dy gra

Aksident në Shkodër, një i vdekur dhe dy të plagosur

Martinez arrin në Milano, nesër nënshkrimi i kontratës me Interin

Martinez arrin në Milano, nesër nënshkrimi i kontratës me Interin

Anulohet takimi Trump-Kim Jong Un; vjen reagimi i presidentit të SHBA

Anulohet takimi Trump-Kim Jong Un; vjen reagimi i presidentit të SHBA
















TE FUNDIT

BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin

BE-ja pezullon tarifat hakmarrëse pas marrëveshjes tregtare me Trumpin
5 Gusht, 2025

Bashkimi Evropian njoftoi më 5 gusht për pezullimin e tarifave hakmarrëse ndaj mallrave amerikane në vlerë prej 93 miliardë eurosh,...

Lexo më shumë

Vatër zjarri në Peqin, era e fortë dhe temperaturat e larta ndihmojnë përhapjen

Vatër zjarri në Peqin, era e fortë dhe temperaturat e larta ndihmojnë përhapjen
5 Gusht, 2025

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka shpërthyer në zonën e Grykshit, në Peqin, duke përfshirë një sipërfaqe të madhe...

Lexo më shumë

Kinë/ Mbi 7,000 persona të infektuar me virusin që transmetohet nga mushkonjat

Kinë/ Mbi 7,000 persona të infektuar me virusin që transmetohet nga mushkonjat
5 Gusht, 2025

Në provincën Guangdong të Kinës janë raportuar mbi 7,000 raste të virusit ‘chikungunya’, i cili transmetohet nga mushkonjat. Qyteti Foshan...

Lexo më shumë

Irani arreston tre persona të lidhur me organizatën e Muxhahedinëve

Irani arreston tre persona të lidhur me organizatën e Muxhahedinëve
5 Gusht, 2025

Irani ka arrestuar tre persona që dyshohet se janë pjesë e një celule sabotuese, të lidhur me opozitën në mërgim....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com