Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U tall me priftërinjtë, kërkohet shkarkimi i Hoxhë Ahmed Kalasë

2017/03/28 at 5:27 PM
në Aktualitet, Kryesore, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U tall me priftërinjtë, kërkohet shkarkimi i Hoxhë Ahmed Kalasë

Videoja e publikuar në rrjetet sociale ku futbollistët e Kombëtares Shqiptare, Armando Sadiku dhe Andi Lila, shfaqeshin në dhomën e një hoteli duke u tallur me përfaqësuesit e klerit ortodoks është bërë objekt debatesh dhe diskutimesh të shumta.

Por nëse dy futbollistët ia hodhën “paq”, pasoja pritet të ketë për autorin e kësaj video, imamin Ahmed Kalaja.

Burime nga Komuniteti Mysliman Shqiptar pohuan për “BalkanWeb” se ditën e djeshme Komiteti Shtetëror për Kultet iu ka kërkuar zyrtarisht me anë të një letre, shkarkimin e Ahmed Kalasë nga detyra e imamit të xhamisë tek “Rruga e Kavajës” në kryeqytet.

Të njëjtat burime pohojnë për “BalkanWeb” se kërkesa e Komitetit të Kulteve mbështetet mbi argumentin se me anë të kësaj videoje, imam Ahmed Kalaj ka cenuar dhe prishur me dashje harmoninë ndërfetare në vend.

Burimet nga KMSH thanë për “BalkanWeb” se shumë shpejt do të thirret dhe një mbledhje ku do të merret edhe vendimi për imamin, Ahmed Kalaja, pa saktësuar nëse ai do të shkarkohet apo jo nga kjo detyrë e lartë fetare.

Kujtojmë se pas publikimit të videos dhe debatit që ajo shkaktoi në opinionin publik, imami Ahmed Kalaja me anë të një postimi në “Facebook” kërkoi ndjesë për gjithçka ka ndodhur. Ai theksoi se nuk do t’i lejonte kurrë vetes që mendimet dhe bindjet e tij për klerikët apo pjesëtarë të komuniteteve te tjera fetare, të ishin në kundërshtim me mësimet e Islamit.

Por duket se as ndjesa publike nuk iu ka mjaftuar autoriteteve shtetërore që të kërkojnë nga Komuniteti Mysliman penalizimin e tij.

Në prag të ndeshjes me Italinë, dy lojtarë të Kombëtares, Andi Lila dhe Armando Sadiku u përfshirë në një videoskandal, bashkë me hoxhën Ahmed Kalaja, ku tallen me besimin fetar të krishterë. Biseda u zhvillua në një dhomë hoteli, kur imami Ahmed Kalaja kishte shkuar për t’i vizituar.

Ndonëse ka qenë imami Kalaja ai që e nxit Lilën të tregojë historitë me priftërinj në skuadrën greke ku luan (PAS Giannina), ky i fundit nuk hezitoi t’i tregojë një episod, kur prifti hyn në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë i puthin dorën.

Duke u tallur me vizitat e shpeshta të priftërinjve tek skuadra ku luan, Lila shtonte se ai nuk e ka bërë një veprim të tillë, pra që t’i puthte dorën. Tregimi i tij shoqërohej me të qeshura si nga Sadiku ashtu edhe nga imami Ahmed Kalaja.

Etiketa: Futbollistethoxhaprifterinjteshkarkimitallja

Ju sugjerojmë

Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës
Sport

Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës

21 Tetor, 2025 2:46 pm
Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës
Aktualitet

Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës

21 Tetor, 2025 2:34 pm
Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari
Kronikë

Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari

21 Tetor, 2025 1:46 pm
“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
Bota

Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon mbi hapësirën tonë

21 Tetor, 2025 1:15 pm
“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak
Kryesore

“S’kam folur me Berishën”, Binaj: Programi po përgatitet nga një ekip jopartiak

21 Tetor, 2025 12:31 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Bullgaria do të lejojë fluturimin e Putinit për në Budapest

21 Tetor, 2025 12:30 pm
Trump: Nëse Putin pushton të gjithë Ukrainën do çojë në “rrëzimin” e Rusisë
Bota

Takimi Trump-Putin, Rusia: BE dhe NATO po bëjnë gjithçka për ta minuar

21 Tetor, 2025 12:25 pm
Tabaku: Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull
Kryesore

Tabaku: Një shtet pa Gjykatë Kushtetuese është si një orë pa busull

21 Tetor, 2025 12:15 pm
Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut
Bota

Dorë për dore me Carla Brunin dhe mes duartrokitjeve, Sarkozy niset drejt burgut

21 Tetor, 2025 11:38 am
Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Venecias
Kryesore

Reforma zgjedhore, Gjiknuri: Të mos jemi pacientë të pashërueshëm të Venecias

21 Tetor, 2025 11:08 am
Para
Mësoni fare lehtë nëse dikush ju ka hequr nga lista e miqve në Facebook

Mësoni fare lehtë nëse dikush ju ka hequr nga lista e miqve në Facebook

Norvegjia, vendi më i lumtur?! S’jam i sigurtë

Norvegjia, vendi më i lumtur?! S'jam i sigurtë

Foto/ Shikoni sa është rritur vajza policit të “Portokallisë”

Aktori provon një eksperiencë të veçantë: Po u lage poshtë... u lage me shampanjë

TE FUNDIT

Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës

Çdo futbollist i Arabisë Saudite fitoi 1 mln euro për kualifikimin në Kupën e Botës
21 Tetor, 2025

Arabia Saudite siguroi kualifikimin për Botërorin pas barazimit pa gola kundër Irakut, rezultat që mjaftoi për të mbyllur me sukses fazën...

Lexo më shumë

Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës

Apeli i Posaçëm urdhëron nisjen e hetimeve ndaj kryetares së Bashkisë së Lushnjës
21 Tetor, 2025

Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur të prishë një vendim të shkallës së parë dhe të urdhërojë SPAK të...

Lexo më shumë

Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari

Durrës/ Shfrytëzoi për 3 vite për prostitucion 30-vjeçaren, arrestohet 42-vjeçari
21 Tetor, 2025

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Policia e Durrësit i akuzuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzimi...

Lexo më shumë

Polonia: Nuk e përjashtojmë arrestimin e Putinit nëse ai fluturon mbi hapësirën tonë

“Vlerësoj bisedimet për luftën në Ukrainë”, Putin: Hapi i parë drejt rivendosjes së raporteve mes Moskës dhe Uashingtonit
21 Tetor, 2025

Polonia nuk e përjashton mundësinë e një urdhër-arresti për Presidentin rus Vladimir Putin gjatë një fluturimi të mundshëm mbi vend,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com