Nënkryetari i Kuvendit Agron Gjekmarkaj është takuar ditën e sotme me ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim.
Përmes një postimi në “ Facebook”, Gjekmarkaj bëri me dije se në takim ndër të tjera u fol për betejat opozitare dhe sfidat demokratike të vendit.
“Një takim miqësor dhe shumë domëthënes sot me Ambasadoren e SHBA-së, Znj.Juri Kim në fillim të stines se re parlamentare. Shkëmbyem mendime për sfidat demokratike, betejat opozitare si dhe rëndesinë jetike të konsolidimit të marrdhënieve me aleatin tonë strategjik ku gjithëkush në politiken shqiptare duhet të ndiejë pergjegjësinë e vet.
Legjitimiteti i institucioneve është kusht i panegociueshem për konsolidimin e sistemit demokratik dhe progresin e reformave”, shkruan Gjekmarkaj./Opinion.al