Aktualitet

U sulmuan me spry neuroparalizues, si është gjendja e ushtarakëve shqiptarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:39 - 21/08/22 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë ka informuar lidhur me gjendjen e dy ushtarakëve që u sulmuan dje në uzinën e Gramshit me një spry neuroparalizues, nga një shtetas rus.

Bëhet me dije se gjendja e tyre është e qëndrueshme dhe nuk kanë patur probleme të helmimit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se dy ushtarakët e lënduar në Uzinën e Gramshit janë në gjendje të stabilizuar në Pavionin e Toksikologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ekipet e specializuara të Toksikologjisë, Djegie-Plastikës dhe ORL kanë kryer konsultat dhe ekzaminimet e plota për dy ushtarakët e ekspozuar ndaj gazit irritues, të cilët po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë në gjendje të qëndrueshme, pa probleme akute të helmimit”, thuhet në njoftimin e ministrisë./Opinion.al

 

 

Pas