Në mediat shqiptare, të enjten bëri bujë të madhe mediatike lajmi se këngëtarja Baby G, ishte sulmuar fizikisht nga shoqja e saj. Këngëtarja publikoi në Instagram nëj seri fotografish, ku shfaqej me shenja të goditurash në fytyrë me gjak e me fasho, duke deklaruar se ishte Bleta Gashi ajo që e kishte sulmuar në Dubai, derisa Baby G ishte e vetme në veturën e saj, në të cilën Gashi kishte sjellë edhe persona të tjerë.
Baby G, ka thënë për Prive se në Emiratet e Bashkuara, kishte shkuar për të realizuar klipin e Bleta Gashi e kishte rrahur dhe e kishte lënë të vetme në autostradë.
Baby G e irrituar me situatën, ka postuar vazhdimisht në Instagram detaje nga ndodhia, ndërsa Gashi e ka mohuar ta ketë sulmuar e para këngëtare,
“Familja ime është në gjak me të sajën kështu që mos u përfshini, kjo është për shoqërinë e saj: Ajo nuk ka mëshirë. Ishte një person që unë e mbështeta dhe e ndihmova dhe nuk kisha asnjë interes prej saj. E ndihmova dhe shihni si mu kthye dhe ajo vazhdon të postojë dhe të thotë budallallëqe.”, ka shkruar Baby G e më pas e ka fshirë postimin. /Prive.al