Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U shtrua në spital/Holandezi letër Ramës: Donin të më bëjnë budalla, të më tallin

2022/07/12 at 4:16 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
U shtrua në spital/Holandezi letër Ramës: Donin të më bëjnë budalla, të më tallin

Një këshilltar holandez, i cili në muajin prill ishte shtruar në Spitalin e Traumës pas një incidenti që pësoi, i ka drejtuar një letër kryeministrit të vendit Edi Rama.


Në fakt kjo është letra e dytë që ai i drejton Ramës me shqetësimet e tij, por shprehet se për letrën e parë nuk mori asnjë reagim nga kryeministri shqiptarë.

Në letrën e tij, shtetasi Ton Daans i tregon Ramës kalvarin që pati në këtë eksperienc të hidhur në Spitalin e Traumës dhe gjendjen e vërtetë në të cilën ndodhet shërbimi shëndetësor në vendin tona.

Holandezi shprehet shumë i pakënaqur me kushtet dhe shërbimin shëndetësore, ndërsa shprehet se i kupton shqiptarët që duhet të përballen çdo ditë me këtë realitet .

Letra e Ton Daan drejtuar kryeministrit Rama:

Letër e Dytë e Hapur drejtuar Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë

I nderuar Kryeministër, i nderuari Z. Edi Rama,

Duke iu referuar Letrës sime të parë të Hapur, të datës 26 prill 2022, dua të tërheq vëmendjen tuaj me disa konsiderata të mëtejshme.

Për kujtesë, në këtë Letër të parë ndava me ju përvojën time në “Spitalin Universitar të Traumës” të Tiranës në datat 16 dhe 17 Prill duke shprehur dhe shqetësimet e mia për sistemin shëndetësor në Shqipëri.

Letra ime e hapur krijoi jo pak vëmendje mediatike. Mora shumë reagime me një frymë tejet mbështetëse si nga shqiptarë që jetojnë në Shqipëri, ashtu edhe nga shqiptarë jashtë vendit. Kam marrë edhe ftesa nga disa kanale televizive shqiptare për të marrë pjesë në intervista live, por nuk i pranova këto ftesa. Sigurisht, i kuptova kërkesat e gazetarëve, por u shpjegova se nuk bëhej fjalë për rastin tim, por për shqetësimet e mia për qytetarët e thjeshtë shqiptarë që ndeshen përditë me sistemin tuaj shëndetësor.

Më vjen keq që nuk mora asnjë reagim nga ju, apo ndonjë autoritet tjetër shqiptar. Pati, megjithatë një “përgjigje” indirekte nga ministria e Shëndetësisë nëpërmjet “Spitalit Universitar të Traumës” i cili më datë 27 prill, një ditë pasi ju dërgova letrën time të parë të hapur, postoi në Facebook një deklaratë që për mua ishte (një lloj) reagimi ndaj Letrës sime të Hapur.

Lidhur me këtë deklaratë dua të shpreh dy vërejtje të një rëndësie themelore:

1) Përmbajtja e deklaratës së spitalit ishte krejt në kundërshtim me korpusin objektiv të fakteve që kisha parashkruar. Po përdor një gjuhë “diplomatike” për t’ju thënë se përgjigja e spitalit në fakt ishte një gënjeshtër e hapur. (për shembull, vizita e përshkruar nga neurokirurgu të shtunën më 16 prill dhe riekzaminimi nga po ai specialist mjekësor të dielën më 17 prill nuk kanë ndodhur fare);

2) Publikimi i të dhënave konfidenciale të një dosjeje mjekësore është punë e pasjellshme, shenjë mungese respekti. Nuk jam njohur ende në mënyrë të detajuar me legjislacionin shqiptar në këtë fushë, por jam i bindur se mjekët apo drejtuesit e një spitali nuk kanë të drejtë të zbulojnë të dhëna personale konfidenciale mjekësore të pacientëve. Për mendimin tim ky spital ka shkelur disa parime bazë të pranuara ndërkombëtarisht. Prandaj, për këtë, do t’i dërgoj një ankesë zyrtare ministrit të Shëndetësisë.

Por sërish, kryeministër, këtu nuk bëhet fjalë për mua, por për përmbajtjen e vërejtjeve të mia. Kam marrë shumë reagime nga bashkëqytetarët tuaj, të cilët i njohin të metat dhe mangësitë sistemike të sistemit tuaj shëndetësor. Ata më kanë përshkruar përvoja të tmerrshme dhe dramatike. Këta njerëz, bashkëqytetarët tuaj, i konfirmojnë vërejtjet e mia. Ata e dinë që përvoja ime në atë spital është një realitet i përditshëm dhe jo thjesht një incident.

Analizat e mia u mbështetën më pas nga Dr. Erion Dasho në një artikull të botuar nga SYRI, më 1 maj 2022.

Jam i vetëdijshëm se si kanë funksionuar mekanizmat politiko-administrative:

– përpiquni ta hidhni poshtë Letrën e Hapur,

– injorojeni atë,

– mohoni çfarë ka ndodhur,

– injorojeni personin që ka shkruar letrën,

– injoroni mendimin e dytë të mjekut të traumës nga jashtë,

– fajësoni opozitën në debatin parlamentar të së enjtes dhe…

– tregojuni qytetarëve shqiptarë se spitali po funksionon mirë dhe se trajtimi i ofruar është në përputhje me standartet dhe kërkesat e nevojshme mjekësore.

Për mendimin tim, drejtuesit e spitalit (ndoshta nën shtrëngimin e ndonjë zyrtari) u përpoqën të më bëjnë budalla, të më tallin dhe të më cilësojnë si një person që vuan nga ‘pseudologia phantasica’.

Për më tepër, ato ditë pashë që kryetari i Bashkisë së Tiranës bëri një transmetim direkt në Facebook të vizitës së tij në ‘Spitalin Universitar të Traumes’, – pas një aksidenti autobusi – çka konfirmoi frikën time se kjo ishte një strategji propagande, që synonte të bindte popullsinë shqiptare se spitali funksiononte mirë e bukur. Meqë ra fjala, gjatë këtij transmetimi nuk u respektua fare privatësia e pacientëve të cilët, në fakt, bashkëpunuan si aktorë të mirëpërgatitur në këtë ‘film’ të mirëorkestruar.

Në kontekstin e strategjisë së përdorur për të  injoruar Letrën time të parë të Hapur, dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj edhe disa konsiderata të tjera.

Para disa javësh lexova për zemërimin tuaj ndaj Bashkimit Evropian dhe Bullgarisë në lidhje me vendimet e marra në samitin e BE-së, 23 dhe 24 qershor 2022, mbajtur në Bruksel.

Unë e kuptoj zemërimin dhe frustrimin tuaj, pasi ju mendoni se Shqipëria po i përmbush standardet evropiane dhe prandaj negociatat zyrtare mund të fillojnë. Këtë pikëpamje ia servirni edhe popullit shqiptar. Por përmbushja e standardeve evropiane nënkupton edhe që ju të jeni në gjendje t’i mirëtrajtoni ata njerëz, qofshin këta brenda apo jashtë Shqipërisë, që shprehin pikëpamje të ndryshme nga tuajat. Mirëtrajtimi i opinioneve të ndryshme, dëgjimi i minorancave dhe i argumenteve të kundërshtarëve janë ingredientë themelorë të standarteve evropiane dhe, në përgjithësi, të një procesi të drejtpeshuar demokratik.

Siç e përmenda edhe më lart, unë do t’i dërgoj një ankesë zyrtare ministrit të Shëndetësisë për faktin se Spitali i Traumës ka bërë publike dosjen time mjekësore. Gjithashtu po mendoj të nis një procedurë ligjore dhe të informoj disa organe ndërkombëtare për këtë shkelje të provuar të të drejtave të mia.

Duke pasur parasysh faktin se asnjë autoritet shqiptar nuk reagoi ndaj Letrës sime të parë, jam më pak optimist për një reagim ndaj kësaj Letre të dytë të Hapur si dhe ndaj ankesës që do t’i drejtoj ministrisë. Për këtë bazohem edhe në faktin se, që kur dërgova letrën e parë të hapur në prill 2022, autoritetet shqiptare nuk iu përgjigjën më letrave apo mesazheve të mija lidhur me dy çështje të tjera (që nuk lidhen me çështjet e sistemin tuaj shëndetësor të trajtuara në letër).

Duket se (metaforikisht) jam shpallur i vdekur me një vendim politiko-administrativ.

Kryeministër, shteti, për nga vetë natyra e tij duhet të tregohet i fortë dhe i sigurt në pranimin e kritikave. Sipas mendimit tim modest, autoritetet shqiptare po përzjejnë çështje që skanë lidhje me njëra tjetrën. Shprehja dhe adresimi i pikëpamjeve të ndryshme nuk është sinonim i hatërmbetjes dhe armiqësisë. Të kesh mosmarrëveshje dhe kritika konstruktive nuk nënkupton armiqësi apo pabesi. Trajtimi me respekt,  në mënyrë konstruktive  dhe të drejtpeshuar i kritikës është një parakusht për demokracinë dhe një ingredient themelor në funksionim e mirë të shtetit të së Drejtës.

Kryeministër, ishte dhe mbetet ende synimi im i ndershëm dhe i sinqertë të avokatoj për një sistem shëndetësor të zhvilluar dhe të mirëpeshuar për të gjithë qytetarët e Shqipërisë. Ndërkaq mbetem ende i gatshëm të bashkëpunoj me ju në çështje të tjera. Së shpejti do të rivizitoj Tiranën dhe do të isha i hapur për një dialog pozitiv dhe konstruktiv me ju, të dërguarit tuaj apo autoritete të tjera me synimin që t’ju mbështes në përmirësimin e sistemit, me frymën që ka shprehur dikush në komentet në Facebook: “Kritikat shërbejnë për përmirësimin e shërbimit mjeksor, ndaj duhen pranuar dhe duhet punuar fort që të ketë më shumë cilësi!”

Një kopje të kësaj letre do t’ua dërgoj të njëjtëve persona, agjenci dhe institucione, si në rastin e Letrën së parë të hapur të 26 prillit 2022.

I juaji sinqerisht, Ton Daan

Këshilltar ndërkombëtar në fushën e burgjeve

Eindhoven, Holandë, 12 korrik 2022



Ju sugjerojmë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë
Kryesore

Veliaj mesazh për Kombëtaren Kuqezi para ndeshjes Shqipëri-Serbi: Na bëni krenarë

7 Qershor, 2025 6:18 pm
Para
Vettingu, ambasadorja e SHBA: Shpresojmë që deputetët të lënë mënjanë politikën

Zgjedhje të ndershme dhe vota e diasporës, Kim takon ambasadorin e OSBE

Trupat ukrainase sulmojnë me raketa zonën e kontrolluar nga Rusia

Trupat ukrainase sulmojnë me raketa zonën e kontrolluar nga Rusia

Rey Manaj transferohet nga Barcelona te Watford

Rey Manaj transferohet nga Barcelona te Watford
















TE FUNDIT

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
7 Qershor, 2025

Ndihmëstrajneri i Kombëtares, Ervin Bulku, foli për Tv Klan, para ndeshjes së Shqipërisë me Serbinë. Bulku komentoi zgjedhjet, duke thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com