Kronikë

U shpëtoi 16 veprave penale duke paguar gjoba, detaje për “Kobrën” që varu të riun



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:07 - 05/01/23 |
Opi Nion

Dështim të Shtetit ndaj Kobrës” e konsideron Instituti i Kosovës për drejtësi qasjen e institucioneve të drejtësisë ndaj Dibran Hoxhës i cili dyshohet se pas një konflikti lidhur me pagesën e faturës ka vrarë të riun nga Kukësi ndërsa ka plagosur shokun e tij.

Në analizën e saj në shkurt të vitit 2022 ky Institut kishte raportuar se Hoxhaj ka 16 aktgjykime dënuese të formës së prerë.

“Mësohet se Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka autorizuar Njësinë për Inspektim Gjyqësor që të hartojë një raport mbi çështjet e ngritura rreth dhe të verifikojë të gjitha pretendimet”-raporton gazetarja Blerta Dalloshi Berisha për Klan News.

IKD bën të ditur se nga 16 aktgjykimet e analizuara rezulton se i njëjti ishte dënuar me dënime me kusht dhe me gjobë dhe asnjë prej aktgjykimeve nuk ishte dënuar me burgim efektiv.

“Derisa ndër veprat për të cilat është dënuar më shumë se dy herë është vepra penale e armëmbajtjes pa leje. Por, se këto dënime nuk do ta ndalonin të njëjtin që të posedonte sërish armë, dhe të kryente vepër penale më të rëndë, si ajo e privimit nga jeta të një personi, ashtu siç po dyshon Prokuroria Themelore në Prizren”, thuhet në analizën e IKD-së.

Sipas IKD-së, në të gjitha këto raste, është paraparë mundësia e aplikimit të dënimeve më të ashpra ndaj tij, por se në asnjë prej tyre, i njëjti nuk është dënuar me burgim efektiv, as pasi i njëjti kishte përsëritur këto vepra penale dhe ishte recidivist.

Për veprat penale për të cilat është dënuar Hoxha, dënueshmëria sipas ligjit ka shkuar deri në 10 vite burgim.

IKD-së konsideron se rasti “Kobra” është rast i pakontestueshëm dhe shembull, në të cilin sistemi i drejtësisë, ka dështuar të parandalojë kryerësin nga kryerja e veprave penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij dhe si rezultat i mosveprimeve në rehabilitimin e një kryerësi recidivist të veprave penale nga ana e sistemit të drejtësisë, një person është privuar nga jeta.

Dibran Hoxhajt, dje ia ka caktuar Gjykata Themelore e Prizrenit një muaj paraburgim për veprat penale “vrasje e rëndë”, “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “manipulimi me prova”./ Klan News

Pas