Kryesore

U shpall “non grata” nga SHBA, Escobar: Berisha nuk mund të jetë fytyra e PD-së


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:50 - 27/01/22 |
Opi Nion

Gabriel Escobar, i dërguari i Presidentit Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, ka folur për shpalljen non grata të ish-kryeministrit Sali Berisha nga SHBA.

Escobar thotë se Berisha nuk mund të jetë fytyra e PD, pasi tashmë ai është sanksionuar nga SHBA.

Më tej, zyrtari i lartë amerikan thekson se në rast se në krye të PD do të vendosje një person i sanksionuar nga SHBA, atëherë me këtë parti nuk do të kishte marrëdhënie normale.

Presidenti Biden e ka bërë të qartë. Sekretari Blinken e ka bërë të qartë. Shtetet e Bashkuara do t’ju kërkojnë llogari të gjithë atyre njerëzve për angazhim në vepra të mëdha të korrupsionit ose në përpjekje për minimin e demokracisë anembanë botës dhe në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor. Nuk është normale dhe nuk është e pranueshme që një person, i sanksionuar për vepra të mëdha të korrupsionit të jetë fytyra e ndonjë partie. Dhe në këtë aspekt, e kemi bërë të qartë që nëse Partia Demokratike ose ndonjë parti tjetër udhëhiqet apo përfaqësohet nga ndonjë person, i sanksionuar nga Sekretari i Shtetit për vepra të mëdha të korrupsionit, atëherë nuk mund të prisni marrëdhënie normale”,-thotë Escobar për gazetën online Reporteri.net./ Opinion.al

Pas