Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U shpallën në kërkim pas protestës së opozitës në Elbasan, ndalohen nga policia 3 deputetë të PD

2024/10/30 at 1:34 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Bllokohet autostrada Tiranë-Durrës, ish-sheshi “Shqiponja” pika më e ‘nxehtë’. Policia orienton makinat drejt rrugëve dytësore

Policia ka ndaluar tre protestues që morën pjesë në mosbindjen civile të opozitës mbrëmjen e djeshme në Elbasan.

Supas uniformave blu mësohet se shtetasit T. A., Q. A. dhe E. S., janë të tre deputetë të Partisë Demokratike.

Ata u shpallën në kërkim nga Policia e Elbasanit për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me shoqërim apo me ndalim të këtyre personave.

“Në përfundim të veprimeve hetimore dhe operacionale, në lidhje me tubimin e zhvilluar ditën e djeshme, në Bradashesh, veprime këto të kryera nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Elbasan, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. P., H. L., E. P., të tre banues në Elbasan, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit T. A., Q. A. dhe E. S., të tre deputetë të Partisë Demokratike, si dhe për shtetasit I. K., A. B., B. H., A. B., S. Sh., H. T., D. S., A. K., D. K., A. B., B. T., Y. B., Xh. I., E. Sh., A. M., P. P., A. T., S. P., N. P. dhe Q. Sh., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Në vijim u shpallën në kërkim shtetasit L. T., G. C. dhe G. Ç., për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.

Ditën e djeshme, këta shtetas janë grumbulluar në aksin rrugor “Tiranë-Elbasan”, te rrethrrotullimi në Shijon, dhe për rreth 2 orë, kanë penguar qarkullimin e mjeteve në të dyja senset e aksit. Më tej, nga verifikimet ka rezultuar se shtetasit e arrestuar E. P. dhe H. L., si dhe shtetasi i proceduar A. B., kanë lënë 3 automjete në rrugë, me qëllim bllokimin e qarkullimit. 3 automjetet janë lëvizur nga rruga, në përfundim të tubimit, dhe janë sekuestruar nga Policia, ndërsa 1 automjet tjetër është shpallur në kërkim.

Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, identifikimin e automjetit të katërt që bllokoi qarkullimin, si dhe në drejtimin e Prokurorisë, po hetohet për të identifikuar shtetasit e tjerë të implikuar në paligjshmëri gjatë tubimit”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Ju sugjerojmë

Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni, kemi prova të forta
Bota

Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni, kemi prova të forta

10 Qershor, 2025 11:48 am
Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar
Aktualitet

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar

10 Qershor, 2025 11:37 am
Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle
Bota

Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle

10 Qershor, 2025 11:29 am
Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Bota

Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?

10 Qershor, 2025 11:22 am
Publikohet teza e Gjuhë-Letërsisë, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin
Aktualitet

Publikohet teza e Gjuhë-Letërsisë, Ministria e Arsimit: Nuk cënon procesin

10 Qershor, 2025 11:08 am
Del nga SPAK pas../ Berisha: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje ndaj meje
Aktualitet

Del nga SPAK pas../ Berisha: Irena me 5 mbiemra ka ngritur padi për fyerje ndaj meje

10 Qershor, 2025 11:08 am
“Treni bullgar” në Peqin? KQZ: Asnjë fletë nuk doli nga kutitë
Aktualitet

“DHL më e mira..”/ Celibashi: U kursyen 2 mln euro. Vota e diasporës, proces model

10 Qershor, 2025 10:53 am
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, “arrest me burg” për autorin
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, “arrest me burg” për autorin

10 Qershor, 2025 10:47 am
Rinumërimi/Celibashi:Do zhvillohet te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’,ja sa njerëz…
Aktualitet

Rinumërimi/Celibashi:Do zhvillohet te Pallati i Sportit ‘Farie Hoti’,ja sa njerëz…

10 Qershor, 2025 10:40 am
Qëlloi me armë për të kërcënuar vëllanë pasi i dhunoi vajzën, arrestohet 61-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi me armë për të kërcënuar vëllanë pasi i dhunoi vajzën, arrestohet 61-vjeçari

10 Qershor, 2025 10:39 am
Para
Arrestimet dhe procedimet pas protestës/ Alizoti nga Elbasani: Regjimet pa politikë prodhojnë polici

Arrestimet dhe procedimet pas protestës/ Alizoti nga Elbasani: Regjimet pa politikë prodhojnë polici

Përfaqësuesit e PE thirrje palëve të votojë rezolutën me konsensus, PD: Mazhoranca refuzon çdo propozim tonin 

Përfaqësuesit e PE thirrje palëve të votojë rezolutën me konsensus, PD: Mazhoranca refuzon çdo propozim tonin 

“Spanja qan me ju”, kryeministri Sanchez i drejtohet popullit pas përmbytjeve vdekjeprurëse 

“Spanja qan me ju”, kryeministri Sanchez i drejtohet popullit pas përmbytjeve vdekjeprurëse 

TE FUNDIT

Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni, kemi prova të forta

Inteligjenca gjermane: Putin gati të dërgojë ushtarë në Estoni, kemi prova të forta
10 Qershor, 2025

“Ambiciet ekspansioniste të Rusisë nuk duhen nënvlerësuar”. Kështu ka paralajmëruar Shërbimi Federal i Inteligjencës gjermane. “Inteligjenca gjermane është shumë e...

Lexo më shumë

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar

Zbulohet një parcelë me 1800 bimë kanabis në Bulqizë, arrestohet një 19-vjeçar
10 Qershor, 2025

Policia e Bulqizës ka zbuluar në malin e fshatit Okshtun një parcelë me rreth 1800 fidanë dhe bimë të dyshuara...

Lexo më shumë

Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle

Austri, 5 të vrarë në një sulm me armë brenda një shkolle
10 Qershor, 2025

Pas një sulmi me armë zjarri në një shkollë në qytetin Graz të Austrisë, të paktën pesë persona kanë humbur...

Lexo më shumë

Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Më shumë luftë, më pak shpërblime/Ç’do të thotë kjo për luftën e Rusisë në Ukrainë?
10 Qershor, 2025

Më shumë se 40 muaj pas nisjes, lufta e Rusisë kundër Ukrainës vazhdon me intensitet. Moska po përparon gjetiu, e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com