Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U shpallën Kampion të Shqipërisë, 150 milionë Lekë për lojtarët e Tiranës

2022/06/29 at 2:40 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U shpallën Kampion të Shqipërisë, 150 milionë Lekë për lojtarët e Tiranës

Bashkia e Tiranës i ka akorduar 150 milion lekë futbollistëve të klubit Tirana, të cilët këtë vit u shpallën Kampionë të Shqipërisë për herë të 26-ën herë në historinë e tyre.

Kryebashkiaku Erion Veliaj priti sot çunat e ekipit, të cilëve u shprehu mirënjohjen që i sollën një tjetër kupë të rëndësishme qytetit të Tiranës dhe theksoi se kjo premio është përcaktuar vetëm për lojtarët që dhanë gjithçka në fushë.

“Urime për kampionatin! Jam shumë krenar për secilin prej jush, për punën, sakrificën, për familjet tuaja! Nuk besoj se ka vit më të mbarë për të sjellë Kupën e Kampionatit të Shqipërisë në Tiranë sesa ky vit ku Tirana është Kryeqyteti Europian i Rinisë. Kur të bëhet bilanci i Tiranës Kryeqytet Europian i Rinisë, kjo fitore do të jetë pjesë e arritjeve të këtij qyteti që rritet përditë, që punon përditë, që lufton përditë, por – siç është edhe ky rast, – edhe që fiton përditë”, -tha Veliaj në pritjen për djemtë e ekipit bardheblu.

Ai siguroi se këtë herë, ndryshe nga viti i shkuar, lavdia, por edhe çmimi i Bashkisë së Tiranës, do të jetë vetëm për ata që punuan për titullin kampion.

“Ne e mbajmë fjalën e dhënë dhe në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak do të formalizojmë çekun prej 150 milionë lekësh (të vjetra) si shpërblim për lojtarët dhe trajnerët. Nga lavdia e një ekipi përfitojnë shumë njerëz, por dua të pranojmë se kur shkojmë në fushë, kur shkojmë në stadium, na emocionojnë ata që luajnë dhe që stërvitin lojtarët. Ndaj, kam vendosur që këtë vit të bëjmë një korrektim të shpërblimit, i cili do të shkojë ekskluzivisht vetëm për ata që kanë kontribuar në lojë dhe në fushë sepse besoj që kështu është më e ndershme. Nuk jam ndjerë mirë, – duhet ta pranoj këtë, – kur pashë se një pjesë e shpërblimit që dhamë vjet devijonte në familjarët e aksionerëve të klubit. Kjo nuk funksionon! Këto nuk janë paratë e mia personale, por janë të taksapaguesve të Tiranës”,- tha Veliaj.

Kreu i Bashkisë tha se shpërblime të tilla do të jepen për të gjitha skuadrat e kryeqytetit, të cilat do të sjellin një kupë në Tiranë.

Nga ana tjetër, Veliaj shtoi se nuk mund të ndodhë që të kemi klube futbolli, të cilat punojnë në të zezë dhe me llogari të bllokuara, borxhe e gjyqe. “Kjo duhet zgjidhur njëherë e mirë, ndaj kur i futem betejave në sport, nuk i futem për një emër të përveçëm. Nuk është çështje emrash, por parimesh. Në qoftë se dikush nuk punon dot në të zezë në fasoneri a në piceri, atëherë as në futboll nuk duhet të punojë njeri në të zezë. Sigurimet shoqërore duhen paguar. Ndaj, duhet t’i çojmë deri në fund këto beteja. Është e mjerueshme sot për Federatën Shqiptare të Futbollit, që të mundemi në shtëpinë tonë nga ekipe modeste, ndaj kjo duhet parë, edhe ku shkojnë këto financa”, tha ai.

Veliaj tha se në Tiranë s’mund të investojë vetëm Bashkia për futbollin. Ai theksoi se megjithatë, investimet për sportin do të vijojnë, siç janë fushat te pishinat te Diga e Liqenit, apo hapja e palestrave në shkollat e reja, fusha e Laprakës dhe ato në Kombinat, të cilat janë në dispozicion të fëmijëve të talentuar për t’u bërë dikushi në futboll.

Një bandë grabitësish shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane pasi akuzohen se kanë thyer disa banesa në Milano. Prokuroria e Milanos thotë se grupi shqiptarë janë përgjegjës për një sërë vjedhjesh banesash ndërsa hetimet kanë nisur me identifikimin e një makine të vjedhur dhe që përdorej nga banda për të çuar grupin në vendet e vjedhjeve dhe më pas për t’u arratisur.

Ju sugjerojmë

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
-U tha në Opinion

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

5 Nëntor, 2025 12:45 am
Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
-U tha në Opinion

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

4 Nëntor, 2025 10:28 pm
Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
Bota

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

4 Nëntor, 2025 10:01 pm
Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
Sport

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

4 Nëntor, 2025 9:30 pm
Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024
Bota

Një në pesë fëmijë jetoi në zonë konflikti gjatë 2024

4 Nëntor, 2025 8:49 pm
Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat
Aktualitet

Publikohet projektbuxheti 2026, ku do të shkojnë taksat

4 Nëntor, 2025 8:30 pm
Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007
Bota

Maldivet ndalojnë pirjen e duhanit për të lindurit pas vitit 2007

4 Nëntor, 2025 7:56 pm
Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë
Kryesore

Kosovë, Osmani mandaton Konjufcën për formimin e qeverisë

4 Nëntor, 2025 7:46 pm
Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj
Aktualitet

Jep dorëheqjen kreu i Kadastrës së Vlorës, Genc Deromemaj

4 Nëntor, 2025 7:16 pm
Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat
Kronikë

Përplasen dy makina në aksin rrugor Lushnje-Berat

4 Nëntor, 2025 6:49 pm
Para
Nëna humbi jetën bashkë me djalin, policia zbardh shkakun e aksidentit në Berat

Nëna humbi jetën bashkë me djalin, policia zbardh shkakun e aksidentit në Berat

Shpejtësi 188 km/h,policia kontrolle të befasishme në rrugë,pezullohen 52 patenta

Shpejtësi 188 km/h,policia kontrolle të befasishme në rrugë,pezullohen 52 patenta

NATO fton zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare

NATO fton zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë të bëhen anëtare

TE FUNDIT

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha

Ende pa u bërë “armiq” politik, kur u takuan për herë të parë Nano-Berisha
5 Nëntor, 2025

Në shenjë respekti, në një lloj “in memoria” për veprën politike të Fatos Nanos, si kryetar i Partisë Socialiste, tre...

Lexo më shumë

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit

Rrëfimi i Fatos Nanos në vitin 2010, si hyri në qeverinë e Adil Çarçanit
4 Nëntor, 2025

Në homazh të ish-kryeministrit dhe liderit historik të PS, Fatos Nano i cili u nda nga jeta më 31 tetor,...

Lexo më shumë

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së

Kush ishte Dick Cheney, figura kyçe në historinë moderne të SHBA-së
4 Nëntor, 2025

Dick Cheney, ish-nënkryetar i SHBA-së dhe një nga arkitektët kryesorë të politikave të “Luftës kundër Terrorizmit”, ka lënë pas një...

Lexo më shumë

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre

Haaland për Messin dhe Ronaldon: Askush nuk mund t’u afrohet atyre
4 Nëntor, 2025

Erling Haaland rikthehet përballë të kaluarës së tij këtë të mërkurë në mbrëmje, kur Manchester City pret Borussia Dortmundin në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com