Mbreti Charles III ka mbajtur fjalimin e parë, në Këshillin e Aderimit, pasi u shpall mbreti i Britanisë së Madhe
Gjatë fjalës së tij në ceremoninë e transmetuar live ai u shpreh thellësisht i vetëdijshëm për detyrat dhe përgjegjësitë që e presin.
“Nëna ime dha një shembull dashurie të përjetshme dhe shërbim i vetëmohues. Mbretërimi i nënës sime ishte i pashoq në kohëzgjatjen, dhe përkushtimin e saj. Edhe pse jemi të pikëlluar, ne falënderojmë për besnikërinë e saj në këtë jetë.
Jam thellësisht i vetëdijshëm për këtë trashëgimi të madhe dhe për detyrat dhe përgjegjësitë e rënda të Sovranitetit që më kanë kaluar tani.
Në marrjen e këtyre përgjegjësive, unë do të përpiqem të ndjek shembullin frymëzues që më është dhënë në mbështetjen e qeverisë kushtetuese dhe të kërkoj paqen, harmoninë dhe prosperitetin e popujve të këtyre ishujve dhe të mbretërive dhe territoreve të Komonuelthit në mbarë botën .
Ndër të tjera ai foli edhe për mbështetjen e gruas së tij.
“Jam thellësisht i inkurajuar nga mbështetja e vazhdueshme e gruas sime të dashur”, thotë Charles.