Atletja, Luiza Gega, ka zbuluar shpërblimet financiare që përfiton pasi u shpall kampione e Europës në garën e 3000 metrave me pengesa, në kampionatin europian që u mbajt në Mynih të Gjermanisë.
“Nuk është sekret ta them që nga vendi i parë, sipas ligjit të ri të sportit shqiptar përfitoj 40 milionë lekë të vjetra. Ndërsa si rekordmene evropiane e garës së 3 mijë metrave me pengesa, përfitoj edhe 60 milionë lekë të tjera të vjetra” – u shpreh Luiza Gega për news 24.
Pra, në total Luiza Gega do të përfitojë 100 milionë lekë të vjetra. Njëkohësisht, Ministrja e Arsimit dhe Sportit bëri me dije në aktivitetin e zhvilluar në nder të saj se Gega do të marrë titullin kolonele dhe do të përfitojë rrogën e titullarit të lartë.