Aktualitet

U shpall kampione e Europës, Rama i puth duart Luiza Gegës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:47 - 23/08/22 |
Opi Nion

Gjatë ceremonisë para ambienteve të Kryeministrisë,  kryeministri Edi Rama i ka puthur duart sportistes Luiza Gega. Ky moment duket se ka emocionuar Luiza Gegën e cila ka falënderuar kryeministrin shqiptar.

I pranishëm në aktivitet ka qenë edhe kreu i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Luiza Gega dhe tranjeri i saj parakaluan me një automjet retro kabriolet përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, në drejtim të Kryeministrisë, ku u prit me brohorima dhe duartrokitje nga njerëz të shumë që kishin dalë për ta përshëndetur.

Gega fitoi medalje ari në atletikë në garën 3000 metra me pengesa, në kampionatin europian që u mbajt në Mynih të Gjermanisë. Shqiptarja ka bërë një paraqitje brilante në finale, duke ndalur kohën në 9 minuta, 11 sekonda e 31 të qindtat.

Pas