Jonhson javën e kaluar mori dënim prej 6 vitesh burg pasi u shpall fajtor për marrëdhënie seksuale me një të mitur.
Megjithatë, Daily Express ka zbuluar se lajmi nuk e ka penguar atë që të ketë ende admiruese femra, në fakt kjo gjë duket se veç i ka tërhequr, transmeton Sovrani.info.
Një raport thotë se që nga vendimi që la prapa grilave Johnsonin, ai në drejtim të shtëpisë së tij shumëmilionëshe dhe tani në dhomën e burgut është ‘bombarduar’ me letra e fotografi eksplicite në të cilat po ashtu kërkohet një numër i madh vizitash me të.
Letrat që janë dërguar në shtëpinë e tij do të kontrollohen imtësisht dhe nëse ato nuk përmbajnë ndonjë material të rrezikshëm të gjitha do t’i dërgohen në qeli.
Ai kështu do të pranojë shumë fotografi të veçanta nga femrat të cilat duket se nuk janë prekur me marrëdhënien e këtij të fundit me një të mitur.