Kronikë

U shkatërruan 4 grupe kriminale, GJKKO jep 110 vite burg për 15 të arrestuarit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:50 - 11/11/21 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme ka dhënë këtë të enjte vendimin për 15 të arrestuarit nga operacioni policor “Limit” i kryer në shtator të vitit 2019.

Ditën e sotme, Gjykata e Posaçme e Apelit, mori vendimin për shtetasit e arrestuar të cilët tashmë do të gjykohen me gjykim të shkurtuar, duke përfituar ulje të 1/3 të dënimit që kishin marrë.

Dënimet variojnë nga 3.4 vite deri në 10 vjet. Në operacionin e koduar Limit, ku u shkatërruan 4 grupe kriminale në fushën e narkotikëve. Në total në atë kohë u arrestuan 57 persona.

Atë kohë, Policia e Shtetit bëri të ditur se aktiviteti kriminal i këtyre grupeve realizohej duke siguruar fara të bimës narkotike kanabis në Holandë, të cilat kalonin tranzit fillimisht drejt Greqisë dhe më pas në Shqipëri, ku dhe kultivoheshin.

Lënda narkotike trafikohej në Greqi, Turqi dhe në vende të tjera të BE-së, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e tyre të trafikut të drogës.

Të dënuarit:

Sokol Mërsini dënohet me 10 vite burg

Andrea Caca dënohet me 9.4 vite burg

Besjan Zeneli dënohet me 8 vite burg

Bilbil Shqalsi dënohet me 8 vite burg

Eljon Jaho dënohet me 8 vite burg

Emiljano Kalemi dënoeht me 8 vite burg

Enkeledi Sadik dënohet me 8 vite burg

Kristo Çobaj dënohet me 8 vite burg

Aleksandër Pepi dënohet me 8 vite burg

Festim Corbaxhi dënohet me 8 vite burg

Hysni Sadiku dënohet me 6 vite burg

Bektash Zeneli dënohet me 6 vite burg

Gjergji Muke dënohet me 3.4 vite burg

Romeo Tare dënohet me 3.4 vite burg

Rexhep Pipeku dënohet me 8 vite burg

Pas