Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U shkarkua për festë në anije, akuzat dhe mbrojtja ndaj Meçollarit në 2018

2020/08/09 at 12:02 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
U shkarkua për festë në anije, akuzat dhe mbrojtja ndaj Meçollarit në 2018

Ministria e Mbrojtjes, ka njoftuar të shtunën shkarkimin nga detyra të Zëvendëskomandantit të Forcave Detare, Artur Meçollari, pasi kishte lejuar që në anijen e Flotës Detare të zhvillohej një ceremoni martesore për fëmijën e një ish-ushtaraku.  Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, shkarkimi nga detyra ka ardhur pasi ai nuk ka respektuar rregullat e sigurisë dhe ka shkelur statusin e ushtarakut duke organizuar një event pa dijeninë e strukturave përkatëse.


Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe ish-deputeti demokrat dhe ish-shef I Shtabit të Përgjithshëm, Xhemal Gjunkshi. Në reagimin e tij, Gjunkshi thotë se Artur Meçollari ishte larguar nga Forcat e Armatosura me urdhër të Ministrit Mbrojtjes në vitin 2013, per “Veset” e tij te shumta.

“Pavarësisht se ishte Ushtarak me Vese, per te cilen dhe u lirua nga Forcat e Armatosura, Ministria e Mbrojtjes Mimi Kodheli e dashuruar me njeriun me vese, ne kundershtim me ligjin e aktivizoj perseri ne rradhet e Forcave te Armatosura, duke e emeruar si Drejtor Inspektimi te Kabinetit te saj. Me vone dyshja Rama-Kodheli e emruan ne Komisionin e ndarjes se Detit. Olta Xhaçka e gradoi duke e emeruar “de facto” Komandant te Forcave Detare”, shkruan Gjunkshi.

Duke hedhur akuza direkte për Zv.komandantin e Forcave Detare, Gjunkshi thotë se: “Meçollari është bere tmerri dhe gjobvenesi i peshkatareve dhe i operatoreve turistike qe vizitojne Ishullin e Sazanit, te cilet pa paguar haraçin nuk mundet te dalin ne det. Ndalon pa kritere anijet turistike dhe pezullon lejet per ne ishullin e Sazanit. Jep dhe heq leje selektive per personelin qe operojne ne gadishullin e Karaburunit, sidomos eshte bere pengese per firmat e peshkimit, per te cilen eshte bere problem ne media disa here. Ministria e Mbrojtjes Olta Xhacka lejonte qe ky hajdut, ky gjobvenes te drejtonte Forcat Detare. Ka mbajtur dhe ka perdorur uniforma te shteteve te ndryshme, jashte kritereve te Manualit te miratuar”.

Kujtojmë në fakt se emri i Artur Mecollarit është kundërshtuar fort nga opozita ne vitin 2018, kur ai u zgjodh në grupin negociator për çështjen e detit me Greqinë. Sipas opozitës ai ishte shkarkuar nga detyra për spiunazh. Ndërsa raportoi asokohe në komisionin e sigurisë, Ministrja Xhaçka tha se akuzat  ndaj tij nuk qëndronin.

Xhaçka, më 6 Mars 2018

“ Do të vini tek inteligjenca e ushtrisë dhe të shihni daci-bao, letra anonime që nuk kanë asnjë fakt kundër Meçollarit. Jo çdo akuzë përbën fakt. Flas me përgjegjësi të plotë institucionale, si ministre. AISM është institucion varësie dhe hajdeni aty shihni letrat.Ju po më thoni largojeni? Po pse ta largojmë? Ju them se akuzat ndaj tij nuk qendrojnë. Asgjë nga sa diskutojmë sot nuk qendron. Për detyrat që kryejmë kemi kontakte me vende anëtare të NATO-s apo vende të tjere, po kështu kemi kontakte edhe me atashe ushtarak që s’janë miqësore me NATO-n. Kjo s’do të thotë se shkëmbjenë informacion të klasifikuar me këto vende. Është absurde të mendohet kjo”.

Emisioni Opinion në atë kohë ka zhvilluar një investigim dy ditor, për të hedhur dritë mbi atë që ka ndodhur në vitet 2003 dhe 2012 me Kolonel Meçollarin.

Sipas të dhenave të Opinion, në vitin 2003, Shërbimi Informativ i Ushtrisë, tërhoqi vëmendjen se Artur Meçollari, në atë kohë Oficer Shtabi pranë zyrës së NATO-s në Shtabin e Përgjithshëm dhe specialist i programit të partneritetit J5 shkelte një nga detyrimet e rëndësishme të ushtarakëve të rangut të lartë. Ai takohej me oficerë dhe atashe të huaj, pa njoftuar më parë eprorët. Sipas rregullores shumë strikte, oficerët e lartë ndalohen të largohen jashtë vendit pa vënë në dijeni dhe pa marrë leje nga Ministria e Mbrojtjes dhe e dyta, ndalohen të takohen me të huaj, kushdoqofshin ata, pa njoftuar më parë eprorët për takimin, vendin, orën dhe temat e bisedës. Sipas të dhënave të SHIU, Meçollari bënte shpesh biseda që lidheshin më punën e tij dhe që sipas shërbimit sekret të ushtrisë mund të kërcënonin sigurinë kombëtare.

Dosja u la mënjanë në vitin 2003, por ajo u rihap në vitin 2012, kur sërish erdhën të dhëna se Artur Meçollari, tashmë Zëvendëskomandant i Forcës detare, vijonte të shkelte këtë rregull strikt e madje kishte folur për probleme të Flotës me ushtarakë të huaj dhe jo vetëm të NATO -s. Informacioni i vitit 2012 dukej shumë më serioz sepse SHIU i kërkoi Prokurorisë së Përgjithshme nisjen e një hetimi të përbashkët dhe autorizimin për vënien në përgjim të numrave të Meçollarit dhe përgjimin ambiental të tij.

Prokurorja e Përgjithshme e firmosi kërkesën dhe koloneli shqiptar filloi të hetohej nga SHIU dhe Prokuroria. Hetimi zgjati disa kohë dhe mbi bazën e tij u përgatit një dosje e plotë, ende prezente në Ministrinë e Mbrojtjes. Mbi bazën e saj, Meçollari kishte thyer rregullin dhe kishte bërë biseda me ushtarakë dhe zyrtarë të huaj, për çështje që mund të konsideroheshin “të sigurisë kombëtare”. Transkriptet e bisedave qenë të gjitha prezente, por askush nuk mund të thoshte nëse keto informacione qenë dhënë me qëllim, apo si pasojë e pakujdesisë dhe shpërfilljes së rregullave.

Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes vendosi shkarkimin e tij, por pa dhënë shumë detaje. Edhe pse, partnerë të rëndësishëm u informuan për këtë vendim. Vendimi për largimin e Meçollarit u konsiderua si një masë administrative dhe jo penale. Për këtë arsye, Prokuroria nuk vijoi më tej dhe as e mori atë të pandehur. Vetë Meçollari nuk bëri në atë kohë asnjë përçapje administrative, por kohë më vonë, kur mazhoranca politike ndryshoi, ai e hodhi çështjen në gjykatë dhe shkarkimi i tij u konsiderua i paligjshëm. Sipas deklarimeve në shtyp të Ish Ministrit Imami, Ministria e Mbrojtjes nuk ka paraqitur në Gjykatë provat për shkarkimin, duke bërë kështu një shkelje. Edhe pse dosja konsiderohej në vetvete një sekret shtetëror.

Meçollari u kthye sërish në detyrë, për të vijuar karrierën e tij, nisur pas mbarimit të Shkollës së Marinës në vitin 1989. Ai u emërua anëtar i grupit negociator, duke ngjallur edhe debatin më të madh, për legjitimitetin e tij. /Opinion.al

 

 



Ju sugjerojmë

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
Sport

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

11 Korrik, 2025 2:58 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

11 Korrik, 2025 2:44 pm
Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
Aktualitet

Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 shtetase nga Venezuela

11 Korrik, 2025 2:16 pm
Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…
Aktualitet

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…

11 Korrik, 2025 2:05 pm
Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese
Aktualitet

Aksion për lirimin e hapësirave publike në Lezhë, ndëshkohen 3 biznese

11 Korrik, 2025 1:59 pm
Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend
Aktualitet

Berisha: Raporti i KE-së groposi shtetin ligjor në vend

11 Korrik, 2025 1:49 pm
Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër
Aktualitet

Lirohet Noizy pas gati një jave në paraburgim në Zvicër

11 Korrik, 2025 1:45 pm
Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”
Aktualitet

Rama batuta me kreun e Bashkisë Kavajë: “Je 0, je demokrat komplet”

11 Korrik, 2025 1:37 pm
Presidenti Bajram Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i Gjilanit
Aktualitet

Begaj përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Masakra më e rëndë që Evropa ka përjetuar

11 Korrik, 2025 1:30 pm
Apartament dhe llogari bankare/Prokuroria sekuestron pasuritë e të dënuarit në Itali
Aktualitet

I dënuar për tentativë vrasje e… / Prokuroria i sekuestron pasuritë Paris Prengës

11 Korrik, 2025 1:22 pm
Para
Raundi i parë i Champions League, zbulohet kundërshtari i Tiranës

Raundi i parë i Champions League, zbulohet kundërshtari i Tiranës

Nga Rama tek miqtë dhe kolegët, fjalët për humbjen e artistit Bajo

Nga Rama tek miqtë dhe kolegët, fjalët për humbjen e artistit Bajo

55-vjeçari ra nga betonierja dhe humbi jetën pranga administratorit

55-vjeçari ra nga betonierja dhe humbi jetën pranga administratorit
















TE FUNDIT

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”

Kombëtarja U-21 luan miqësore me Gjermaninë, më 5 shtator në “Elbasan Arena”
11 Korrik, 2025

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqësore prestigjioze ndaj Gjermanisë U-21 në muajin shtator. Federata Shqiptare e Futbollit...

Lexo më shumë

I dënuar për vrasje, 32-vjeçarit i sekuestrohen pasuri me vlerë 875 mijë euro

U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
11 Korrik, 2025

Policia i ka sekuestruar pasuri me vlerë 875 000 euro një 32-vjeçari, të dënuar me burg për vrasje me paramendim...

Lexo më shumë

Zbulohet qendra e prostitucionit në Vlorë, procedohen 3 shtetase nga Venezuela

Tiranë/ Spanjolle, kolumbiane, ruse, goditet rrjeti i prostitucionit, në pranga 7 vajza
11 Korrik, 2025

Policia ka goditur një rast të shfrytëzimit të shtetaseve të huaja, për prostitucion. Uniformat blu kanë shpallur në kërkim shtetasen...

Lexo më shumë

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…

Berisha: S’ulemi me qeverinë Rama për reformën territoriale, ndërsa me PS-në…
11 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita nuk do të ulet në tryezë me qeverinë për reformën...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com