Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U shkarkua nga KPK, prokurorja: Jam e tronditur, kam dyshime për vettingun

2019/03/04 at 3:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
U shkarkua nga KPK, prokurorja: Jam e tronditur, kam dyshime për vettingun

Pak ditë më parë, prokurorja Antoneta Sevdari u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit. Ajo sot ka shkruar një letër të hapur, ku thotë se dyshon nëse procesi i vettingut i shërben qëllimit.


“Mos po shndërrohet edhe  ky në  një proces të korruptuar,  në një vegël në shërbim të hakmarrjes prej kriminelëve të cilët gjyqtarët dhe prokurorët, që i nënshtrohen këtij proçesi,  i kanë çuar përpara drejtësisë? Mos ndoshta po përdoret  edhe ky proces, si një vegël në shërbim forcash politike të cilat, jo rrallë, fatkeqësisht, u shërbejnë interesave të tyre të ngushta politike dhe jo interesave kombëtare?”, ka shkruar ndër të tjera ajo në letrën që u drejtohet ambasadorëve në Shqipëri, si edhe figurave më të larta shtetërore.

Ajo gjithashtu ka shkruar se shkarkimi i shkaktoi tronditje, por ka qenë dhe do të mbetet një prokurore krenare.

“Më duhet qysh në fillim të pohoj se shpallja e vendimit më shkaktoi të tillë gjendje tronditjeje, pështjellimi dhe zemërimi mbytës, sa që m’u desh të  lija të kalonin disa ditë,  përpara se të bëja këtë deklaratë”, ka shkruar ajo.

Letra e plotë e prokurores Antoneta Sevdari:

Letër e hapur

E nderuar  znj. Ambasadore në detyrë e  SHBA  në Shqipëri!

I nderuar z. Ambasador i Bashkimit Europian  në Shqipëri!

Të nderuar Anëtarë të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit!

Të nderuar Anëtarë të Komisionit  të  Pavarur për Koordinimin, Monitorimin dhe Ndjekjen e Zbatimit të ligjit nr. 115/2016, “Për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë”

I nderuar z. President i Republikës së Shqipërisë!

I nderuar z. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë!

E nderuar  znj. Prokurore e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë!

E  nderuar znj. Ministre e  Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë!

Të nderuar Qytetarë të Republikës së Shqipërisë!

Ju drejtohem sot të gjithëve Ju, forcave dhe aktorëve të përfshirë e të interesuar për zhvillimin e një sistemi drejtësie transparent, të fuqishëm e të drejtë në Shqipëri, në një gjendje dhimbjeje e indinjimi të thellë e, për më tepër, shqetësimi në rritje për të ardhmen e kësaj drejtësie që procesi i Vettingut kërkon të vendosë.

Vetëm disa ditë më parë, më 28 Shkurt 2019, unë, Antoneta Sevdari, deri atë ditë një prokurore prej mbi 16 vitesh në detyrë, anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, u shkarkova nga detyra e prokurores, me vendim të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Më duhet qysh në fillim të pohoj se shpallja e vendimit më shkaktoi të tillë gjendje tronditjeje, pështjellimi dhe zemërimi mbytës, sa që m’u desh të  lija të kalonin disa ditë,  përpara se të bëja këtë deklaratë.

E gjej të nevojshme të bëj publike, e jo për interesat e mija personale, ndjenjën e pamundësisë për të kuptuar, kur dëgjova shprehjen “Shkarkohet për shkak të humbjes së besimit të publikut”.

Të publikut!

Të atij publiku për të cilin unë kam punuar me çdo qelizë të qenies sime gjatë gjithë 16 viteve të punës sime si prokurore!

Të atij publiku të cilit unë i kam përkushtuar vite të gjatë ditë-netësh jashtëzakonisht të vështira të një pune shumë serioze në mënyrë që të bëja gjithçka varej nga unë që të vendosej drejtësia!

Të atij publiku të cilin unë e mbaja brenda meje për të më dhënë forcë shpirtërore në të gjitha betejat jashtëzakonisht sfiduese në luftën  kundër kriminelëve të rrezikshëm!

Të publikut, të qytetarëve shqiptarë, interesin e të cilëve kam respektuar, pa përjashtim, e nuk e kam shkelur kurrë, duke punuar ndeshmërisht, pa u ndikuar nga interesat e kujdo, në një vend si ky yni ku korrupsioni, fatkeqësisht, mbretëron!

Qytetarëve shqiptarë, vëllezërve e motrave të  mija, bashkëqytetarëve të mi të zakonshëm e të thjeshtë, mbështetja, konfirmimi e mirënjohja e të cilëve më ka dhënë çdo ditë kurajo të ndjek paluajtshmërisht ligjin, e vetëm ligjin, për të siguruar barazinë e të gjithëve para tij!

Qytetarëve shqiptarë, babait e nënës sime e bashkëfshatarëve të tyre fermerë, puna e ndershme e të cilëve,  për të siguruar jetesën e përditshme më ka pajisur me një mburojë të padepërtueshme nga nënqeshjet, jo të rralla, përreth meje për “naivitetin” e “paaftësinë” time për të përfituar nga “benefitet”  e profesionit dhe për të bërë të “natyrshmen”, “përmirësimin e kushteve” të mija personale e familjes sime nëpërmjet favoreve të natyrave të ndryshme të fituara lehtë!

I nderuar publik! Të shumënderuar Qytetarë Shqiptarë! Të dashur bashkëqytetarë!

Unë,  Antoneta Sevdari, qëndroj sot këtu përpara jush me dhimbje, indinjatë e shqetësim të thellë por, krenare dhe e vendosur!

Kam luftuar fort! Kam sakrifikuar! Jam përplasur e i kam bërë qëndresë kujtdo që është përpjekur të më pengojë në misionin tim kundër kriminalitetit për sigurimin e paqes e drejtësisë në vendin tonë! Nuk e kam shkelur premtimin  e dhënë! Nuk jam zmbrapsur! Nuk jam lëkundur!

Ju kam shërbyer, ashtu siç u betova solemnisht, me transparencë, me ndershmëri, me profesionalizëm të lartë por, më e rëndësishmja, me devotshmëri dhe me ndjenjë të lartë përgjegjësie personale.

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!

Duke gjykuar nga rasti im, kam arsye të forta për të dyshuar nëse procesi i Vetting-ut po i shërben qëllimit, i cili unë besoj se është: “Largimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve të korruptuar dhe profesionalisht të paaftë dhe sigurimi i kushteve që prokurorët dhe gjyqtarët  me integritet dhe profesionalisht kompetentë të vazhdojnë t’i shërbejnë drejtësisë shqiptare ashtu siç kanë bërë deri tani”.

Kur procesi i Vettingut filloi, unë,  personalisht, u mbusha me shpresë, sepse besoja që  drejtësia do të vihej në vend. Në rastin tim, faktkeqësisht, nuk ndodhi kështu.

Mos po shndërrohet edhe  ky në  një proces të korruptuar,  në një vegël në shërbim të hakmarrjes prej kriminelëve të cilët gjyqtarët dhe prokurorët, që i nënshtrohen këtij proçesi,  i kanë çuar përpara drejtësisë?

Mos ndoshta po përdoret  edhe ky proces, si një vegël në shërbim forcash politike të cilat, jo rrallë, fatkeqësisht, u shërbejnë interesave të tyre të ngushta politike dhe jo interesave kombëtare?

Të nderuar Zonja dhe Zotërinj!

Gjatë këtyre ditëve jam përpjekur të kuptoj një vendim të pakuptueshëm. Në analizën time të fakteve dhe ngjarjeve kam arritur në konkluzionin se shkarkimi im, u bë për një nga këto dy arsye:

  • Ose si rezultat i profesionalizmit të dobët në gjykim nga anëtarët e trupës së Kolegjit të Apelimit, që votuan për shkarkimin;
  • Ose (dhe ky rast është edhe më  flagrant,  sa i përket të ardhmes së drejtësisë shqiptare) ai ishte një shkarkim i urdhëruar, në shërbim të interesave me të cilat unë në punën time si prokurore jam përballur.

Unë Ju ftoj të investigoni dhe të merni të gjitha masat e mundshme në mënyrë që populli shqiptar të mos zhgënjehet edhe këtë herë. Kjo do të na kushtonte besimin e shqiptarëve në reformimin e sistemit të drejtësisë  dhe në proceset demokratike për zhvillimin e vendit drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Të dashur bashkëqytetarë shqiptarë!

Unë nuk linda Prokurore. Unë zgjodha të bëhem. Si e tillë u kalita çdo ditë nëpër betejat gjatë procesit të hetimit si dhe në sallën e gjyqit duke  punuar që paqja dhe siguria në jetët tona të mos kërcënohen.

Unë isha, jam dhe do të mbetem një prokurore krenare.  Beteja ime nuk përfundon këtu. Unë jam betuar solemnisht t’Ju shërbej dhe do ta bëj këtë, edhe më e fuqishme, edhe më e guximshme!

Ju falenderoj për besimin dhe mbështetjen gjatë gjithë këtyre viteve dhe, në veçanti, gjatë këtyre ditëve.

Sinqerisht Juaja!

Antoneta Sevdari



Ju sugjerojmë

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
Sociale

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

3 Gusht, 2025 10:43 pm
Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
Bota

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

3 Gusht, 2025 10:21 pm
“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
Aktualitet

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

3 Gusht, 2025 9:41 pm
Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
Bota

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

3 Gusht, 2025 9:13 pm
Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën
Kryesore

Miqësorja në Greqi, Elbasani mposht Tiranën

3 Gusht, 2025 8:47 pm
Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re
Bota

Udhëtoi me vajzën 2-vjeçare të mbyllur në valixhe,arrestohet e reja në Zelandën e Re

3 Gusht, 2025 8:32 pm
Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali
Bota

Afrohet vala e të nxehtit, gjendje alarmi në Spanjë e Portugali

3 Gusht, 2025 8:04 pm
Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh
Bota

Shpërthen një vullkan rus për herë të parë pas 500 vjetësh

3 Gusht, 2025 7:48 pm
Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit
Aktualitet

Bllokohen 20 mjete lundruese, përbënin rrezik për pushuesit

3 Gusht, 2025 7:32 pm
Elisa Spiropali kopjon Ramën, foto teksa shihet në pasqyrë
Aktualitet

Thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë/Spiropali: Gjuha e urrejtjes…

3 Gusht, 2025 6:56 pm
Para
Këngëtarja kosovare përfaqëson Serbinë në Eurovizion

Këngëtarja kosovare përfaqëson Serbinë në Eurovizion

Daçiç: Shqipëria e Madhe po na kërcënon

Daçiç: Shqipëria e Madhe po na kërcënon

Zyrtare, shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Tuz

Zyrtare, shpallen rezultatet e zgjedhjeve në Tuz
















TE FUNDIT

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët

Rregullat e reja për lëngjet në avion rrisin kaosin dhe kostot për udhëtarët
3 Gusht, 2025

Vetëm pak ditë pas vendimit të Bashkimit Europian për të lejuar deri në dy litra lëngje në bagazhet e dorës,...

Lexo më shumë

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari

Ra nga tribuna e koncerit të Oasis në Wembley, humb jetën 40-vjeçari
3 Gusht, 2025

Një burrë ka vdekur pasi ka rënë nga tribuna në një koncert të Oasis të shtunën. Mësohet se 40-vjeçari ra...

Lexo më shumë

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit

“The National”: Tirana, perla e Ballkanit
3 Gusht, 2025

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për...

Lexo më shumë

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur

Përmbyset varka në brigjet e Jemenit/Mbi 50 emigrantë të vdekur, dhjetëra të zhdukur
3 Gusht, 2025

Të paktën 54 emigrantë kanë humbur jetën, teksa një varkë u fundos në brigjet e Jemenit për shkak të motit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com