Aktualitet

U shkarkua nga KPK, momenti kur prokurori futet me forcë në sallë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:18 - 22/09/21 |
Opi Nion

Pasi trupa gjykuese dha vendimin për ta shkarkuar nga detyra prokurori Dritan Gina ka tentuar të futet me forcë në seancën e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Është dashur ndërhyrja e punonjësve të gardës të cilët e ndaluan në momentin që prokurori hapi me forcë derën e sallës së KPK duke debatuar me trupën gjykuese.

Gina nuk e kaloi vetingun pas 8 seancash në KPK, pasi gjatë verifikimit u konstatuan probleme me pasurinë e tij./Opinion.al

Pas