Aktualitet

U shkarkua nga KPA, gjyqtari Besnik Cani fiton gjyqin në Strasburg



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:16 - 04/10/22 |
Opi Nion

Gjyqtari Besnik Cani, i shkarkuar nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka fituar gjyqin në Strasburg.

Gjykata e Strasburgut thotë se për vendimin ndaj tij ka pasur shkelje të Konventës. Kjo për shkak se atij i është cenuar e drejta për një proces të rregullt gjyqësor.

Cani u shkarkua në 27 shkurt 2020 nga KPA. Kolegji i Posaçëm i Apelimit e shkarkoi nga detyra pas ankimimit që bëri Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM).

Fillimisht, Cani kaloi Vettingun pavarësisht disa problemeve që shfaqi me pasurinë. Më pas, ai u zgjodh anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Gjithashtu, edhe Komisioneri Publik ankimoi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që pavarësisht problemeve me justifikimin e pasurisë dhe anën profesionale dhe etike, e konfirmoi në detyrë prokurorin Cani.

Pjesë e vendimit për shkarkimin e tij ka qenë dhe Luan Daci, i cili u dënua me vendim të formës së prerë me shërbim provë për falsifikim dokumentesh.

Pas