Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U sëmur gjatë transmetimit live, Erdogan shfaqet pas problemeve shëndetësore

2023/04/28 at 9:02 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Erdogan kritikon sërish sanksionet e Perëndimit ndaj Rusisë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka inauguruar ditën e djeshme një central bërthamor, në një lidhje online gjatë një aktiviteti të organizuar me këtë rast.


Kjo është shfaqja e parë publike e Erdogan pas një problemi shëndetësor, që pësoi gjatë një aktiviteti që po transmetohej drejpërdrejt në televizor.

Presidentit turk, i është dashur të anulojë befas daljen gjatë fushatës zgjedhore pasi u sëmur gjatë një interviste në televizion.

Kamerat u larguan papritur nga Erdogani tek një nga intervistuesit e tij, Hasan Öztürk, i cili dukej i shqetësuar dhe filloi të ngrihej nga karrigia e tij përpara se transmetimi të ndërpritet plotësisht. Në pamjet e shpërndara në media, Erdogan shpjegon se ai ishte tepër i lodhur pas punës intensive në fushatën javë para zgjedhjeve kryesore.

Po më vonë ka lajmëruar në Twitter duke shkruar se:

“Sot do të pushoj në shtëpi me këshillën e mjekëve të mi … me lejen e Zotit, ne do të vazhdojmë fushatën tonë nga nesër e tutje.”

Turqia po zhvillon zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale më 14 maj, kur Erdogan përballet me një sfidë të përbashkët nga një opozitë gjashtëpartiake që përpiqet ta rrëzojë atë pas 20 vjetësh në pushtet. Shumë sondazhe i japin sfiduesit të tij kryesor, Kemal Kılıçdaroğlu, një epërsi të lehtë, mes pakënaqësisë me një krizë ekonomike të vazhdueshme dhe reagimin e qeverisë ndaj tërmeteve vdekjeprurëse që vranë më shumë se 50,000 njerëz në Turqi dhe 8,000 në Siri.

Erdogan, i cili do të kandidojë për një mandat të tretë si president, ka bërë një fushatë të fortë duke marrë pjesë në disa aktivitete në ditë, pasi përballet me një sfidë të vështirë në zgjedhjet e 14 majit. Sondazhet e fundit tregojnë për një epërsi të lehtë të sfiduesit kryesor të zotit Erdogan, udhëheqësi i opozitës së qendrës së majtë, Kemal Kilicdaroglu, i cili mbështetet nga Aleanca e Kombit, një grupim prej gjashtë partish politike.

Gjatë paraqitjes online, zoti Erdogan tha se ishte “krenar që ndërmerrte hapa për ta vendosur Turqinë mes vendeve të botës që disponojnë kapacitete bërthamore”.

Në ceremoni u shfaq po nëpërmjet lidhjes me video edhe Presidenti rus Vladimir Putin. Ai e cilësoi centralin “projektin më të madh në historinë e lidhjeve turko-ruse”.

Me aktivitetin e së enjtes, ‘Akkuyu’ u bë zyrtarisht centrali i parë i energjisë bërthamore në Turqi, edhe pse ndërtimi i tij po vazhdon. Pasi të përfundojë ai pritet të sigurojë rreth 10% të nevojave të Turqisë për energji elektrike.

Centrali, i cili po ndërtohet nga kompania shtetërore ruse e energjisë bërthamore ‘Rosatom’, ndodhet 338 kilometra në perëndim të epiqendrës së tërmetit shkatërrues që goditi Turqinë në muajin shkurt, duke shkaktuar vdekjen e 48,000 personave./Opinion.al

Etiketa: central bërthamorfushateRexhep Tajip Erdoganzgjedhje


Ju sugjerojmë

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
Bota

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

19 Nëntor, 2025 2:32 pm
Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
Kryesore

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

19 Nëntor, 2025 1:45 pm
Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
Aktualitet

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

19 Nëntor, 2025 12:41 pm
Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
Aktualitet

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

19 Nëntor, 2025 11:43 am
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin
Kryesore

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 Nëntor, 2025 11:17 am
Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji
Aktualitet

Moti i keq, dhjetëra fshatra dhe disa lagje në Gjirokastër pa energji

19 Nëntor, 2025 10:25 am
“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Para
Vrasja e biznesmenit Nikulaj, si e zbardhi ngjarjen rrëfimi i vajzës (DETAJE)

Vrasja e Nikulajt/ Zbardhen rolet e 3 britanikëve, ku u strehuan në Shqipëri

Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, arrestohet një person në Sarandë (DETAJE)

Zhdukja e Thodhorit dhe Sulovarit, arrestohet një person në Sarandë (DETAJE)

Thyen masat antiCOVID, policia gjobit 709 qytetarë në 24 orë

Durrës, 3 shoferë të arrestuar dhe 10 leje drejtimi të hequra brenda një javë
















TE FUNDIT

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump

Ronaldo në Shtëpinë e Bardhë, i ftuar në darkën e Donald Trump
19 Nëntor, 2025

Në mënyra dhe fusha të ndryshme, Donaldo Trump dhe Cristiano Ronaldo janë dy prej njerëzve më me influencë në botë....

Lexo më shumë

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin

Shehaj debat me Ballukun, Peleshi përjashton nga seanca deputetin
19 Nëntor, 2025

Kreu i Partia Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e...

Lexo më shumë

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike

Rama prezanton buxhetin: Gjithçka si rezultat i rritjes ekonomike
19 Nëntor, 2025

Kryeministri Edi Rama prezantoi në Kuvend buxhetin e vitit 2026 dhe paketën fiskale që e shoqëron. Buxheti që socialistët kanë...

Lexo më shumë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë

Berisha në SPAK për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë
19 Nëntor, 2025

Absolutisht asnjë urdhër nuk është dhënë për të qëlluar ndaj protestuesve. Këtë përgjigje u dha ish-kryeministri Sali Berisha gazetarëve pas...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com