Aktualitet

U sekuestrua rreth 1 ton drogë/Çuçi: Dëshmi profesionalizmi, do luftojmë me të keqen



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:42 - 08/08/22 |
Opi Nion

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar për operacionin e sotëm të zhvilluar mes Policisë së Vlorës në bashkëpunim me Guardia di Finanza, ku u sekuestruan rreth 1 ton marijuanë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Çuçi tha se operacioni tregonte një dëshmi domethënëse të profesionalizmit, ndërsa u shpreh i vendosur për luftuar të keqen për sigurinë e shoqërisë shqiptare.

“Operacioni i sotëm ndërkombëtar në Vlorë mes Policisë së Shtetit dhe Guardia Di Finanza për goditjen e një grupi të trafikut të drogës me mjete lundruese dhe sekuestrimin e një rreth 1 ton marijuanë, është një tjetër dëshmi domethënëse e profesionalizmit dhe forcës goditëse pa asnjë kompromis kundër krimit të organizuar. Përgëzime të gjithë oficerëve shqiptarë e italianë që morën pjesë në këtë operacion të mirëkoordinuar nga ajri, deti dhe toka. Qëndrojmë frontalisht të vendosur për të vijuar luftën e vazhdueshme me të keqen, me bindjen se vetëm në këtë mënyrë krijojmë siguri për shoqërinë dhe garantojmë të ardhmen tonë”, shkruan Çuçi.

Pas