Videoja e atletes Sifan Hassan që merr pjesë në Lojërat Olimpike po bëjnë xhiron e botës.
Atletja etiopiane që përfaqëson Holandën u rrëzua 380 metra nga fundi i garës, por arriti që të ngrihej, të ngushtonte diferencën me garueset e tjera dhe në fund të fitonte garën që dukej e humbur.
Në këtë mënyrë, Hassan mban gjallë shpresat për të fituar 3 medalje të arta në garat e 1500, 5000 dhe 10 000 metrave për femra./ Opinion.al