Një punëtor ka rënë nga lartësia e pallatit ku punonte dhe si pasojë ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:30, në Kavajë.
“Më datë 07.09.2021, rreth orës 08:30, në Kavajë, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë nga lartësia dhe për pasojë ka humbur jetën punëtori shtetasi P. Gj., 55 vjeç:, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Opinion.al