Marsela, nëna 39-vjeçare që u rrah barbarisht nga ish-bashkëshorti në qendër të Vlorës ka marrë ditën e sotme një apartament.
Pas videos skandaloze që tronditi mbarë opinionin publik, institucionet lokale në Vlorë u vunë në lëvizje. Sot Marsela, e cila ishte e pastrehë dhe e papunë ka marrë një apartament me fondin e Bashkisë së Vlorës.
Ajo gjithashtu do të nisë edhe punë pranë një shkolle në Vlorë, ndërsa tre fëmijët e saj do të mësojnë dhe qëndrojnë në kopësht me shpenzimet e Bashkisë së Vlorës.