Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U rikthye në Shqipëri nga Gaza pas 25 vitesh: Izrealitët ma bombarduan dy herë shtëpinë, kam ikur me fëmijët natën duke qarë

2023/11/16 at 9:44 PM
në -U tha në Opinion, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
U rikthye në Shqipëri nga Gaza pas 25 vitesh: Izrealitët ma bombarduan dy herë shtëpinë, kam ikur me fëmijët natën duke qarë

Amal Naim, është shqiptarja e cila ka mundu të dalë nga Gaza për t’i shpëtuar bombardimeve të Izraelit.

Në emisionin “Opinion”, ajo ka treguar se është larguar nga Shqipëria në vitin 1998, pasi babai i saj ishte Palestinezë, por kishte ardhur në Shqipëri me studime ku dhe jetoi për 30 vite.

Amal Naim tregon se së bashku me vëllain e saj kanë nga katër fëmijë dhe ishin martuar me shtetas palestinezë në Gaza.

Ajo rrëfen se si u shpëtoi bombardimeve izraelite. Në natën e parë të sulmeve ajo së bashku me fëmijët është larguar me shpejtësi nga shtëpia, pa arritur të marrë asgjë me vete.

“Para dy vitesh jam vendosur në Gaza. Kam jetuar më parë në Tiranë. Në fillim kemi shkua në vitin 1998. Shkuam për të takuar familjen e babait, i cili ishte palestinez. Kishte jetuar 30 vite në Shqipëri, erdhi për studime. Shkuam në veri të Gazës, në kufi me Izraelin. U vendosëm atje, familje e madhe. Aty fillova punë, unë studiova për infermieri. Jam e martuar me palestinez dhe vëllai me palestineze unë kam katër fëmijë dhe vëllai. Është hera e parë që vij në Shqipëri që nga viti 1998. Jetuam në Gaza se ashtu donte familja, isha pranë familjes. Kjo ishte lufta më e tmerrshme se herët e tjera. Shumë e vështirë. Situata ishte shumë e keqe. Shtëpia ime u bombardua dy herë në 2014 dhe këtë vit. Ky është vendi ku ne po dilnim rrugës dhe është tek spitali Al-Shifa. Ishim mbledhur në këtë vend duke pritur për të gjetur një makinë ose një rrugëzgjidhje për të shkuar në jug të Gazës. Natën e parë kur filloi lufta ishte e papritur, na dërgonin nëpër celulare që dilni nga shtëpia. Lajmëronin që dilni nga shtëpia, largohuni nga qyteti sepse do bombardohet qyteti juaj. Dolëm në mes të natës mes bombardimeve me katër fëmijët. Jo vetëm unë, gjithë familja, gjithë qyteti. Në mes të natës duke vrapuar, duke qarë nuk mundëm dot të merrnim as plaçkat sepse ata bombardonin. Me frikë fëmijët qanin, u thoja mos kini frikë mam, me lutje, o Zot na mbro”, tha Amali e cila vajzën e madhe e ka në vit të dytë të gjimnazit, djalin 13 vjeç dhe dy vajzat e tjera 10 e 8 vjeçe.Morëm diçka me vete nga shtëpia. Kur shkuam në shkolla të tjera, me konserva peshku dhe konserva mishi, sallame. Na sillnin atje ndihma. Bukë ishte shumë vështirë për të blerë bukë. Nuk kishte bukë sepse nuk kishte gaz që furrat e bukës të punonin, nuk kishte karburante. Radhë të tëra për të blerë bukë sepse na e jepnin me racionim që të mjaftonin për njerëzit e tjerë. Na ka humbur dëgjimi nga bombardimi. Gjithë këto luftëra që kanë kaluar shumë vetë, fëmijë, njerëz kanë humbur dëgjimin. Problem i madh në Gaza u bë problemi i dëgjimit nga bombardimet”,- Amal Naim./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Mbi 17 mijë viktima në Gaza, Izraeli falënderon SHBA dhe godet Hezbollahun në Liban
Bota

Mbi 17 mijë viktima në Gaza, Izraeli falënderon SHBA dhe godet Hezbollahun në Liban

9 Dhjetor, 2023 10:00 pm
Policia jep detaje nga tentativa e grabitjes në Prush: Disa persona ishin futur në banesë…
Kronikë

Prush/ Autorët tentuan të vidhnin një makinë, polici u përlesh me një prej tyre

9 Dhjetor, 2023 9:56 pm
Ngjarja në fshatin Prush/ Grabitësit hynë në banesë të veshur me uniformë policie
Kronikë

Ngjarja në fshatin Prush/ Grabitësit hynë në banesë të veshur me uniformë policie

9 Dhjetor, 2023 9:40 pm
Vrasja e Liridona Ademajt, Pacolli i zhgënjyer nga gazetarët: Faqezinjtë, të përgjigjen para drejtësisë
Rajoni

Vrasja e Liridona Ademajt, Pacolli i zhgënjyer nga gazetarët: Faqezinjtë, të përgjigjen para drejtësisë

9 Dhjetor, 2023 8:51 pm
Policia jep detaje nga tentativa e grabitjes në Prush: Disa persona ishin futur në banesë…
Kronikë

Policia jep detaje nga tentativa e grabitjes në Prush: Disa persona ishin futur në banesë…

9 Dhjetor, 2023 8:41 pm
Grabitja e dështuar/ Autorët përplasën me makinë një nga efektivët e policisë dhe u larguan
Kronikë

Grabitja e dështuar/ Autorët përplasën me makinë një nga efektivët e policisë dhe u larguan

9 Dhjetor, 2023 8:33 pm
Milani i dobët para Atalantës, kuqezinjtë italian renditen në vendin e tretë
Sport

Milani i dobët para Atalantës, kuqezinjtë italian renditen në vendin e tretë

9 Dhjetor, 2023 8:19 pm
SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës
Kronikë

Inceneratori i Tiranës, hetimet zbulojnë shkeljet dhe lidhjet me biznesmenët e përfshirë

9 Dhjetor, 2023 8:11 pm
Grabitja e dështuar në Prush/ Autorët pasi qëlluan me armë ndaj Policisë u larguan me makinë, zbulohet targa
Kronikë

Grabitja e dështuar në Prush/ Autorët pasi qëlluan me armë ndaj Policisë u larguan me makinë, zbulohet targa

9 Dhjetor, 2023 8:06 pm
Vrasja e Liridona Ademajt, arrestohet dhe një person tjetër
Rajoni

Vrasja e Liridona Ademajt, arrestohet dhe një person tjetër

9 Dhjetor, 2023 8:00 pm
Para
U kthye në Shqipëri me fëmijët pas bombardimeve izrealite, Amal Naim: Vëllai dhe bashkëshorti nuk e kaluan kufirin e Gazës

U kthye në Shqipëri me fëmijët pas bombardimeve izrealite, Amal Naim: Vëllai dhe bashkëshorti nuk e kaluan kufirin e Gazës

Parqet më të bukura natyrore të Evropës

Horoskopi për sot, 17 nëntor 2023

Rrebeshe shiu në gjithë territorin e vendit, parashikimi i motit për sot

Rrebeshe shiu në gjithë territorin e vendit, parashikimi i motit për sot

TE FUNDIT

Mbi 17 mijë viktima në Gaza, Izraeli falënderon SHBA dhe godet Hezbollahun në Liban

Mbi 17 mijë viktima në Gaza, Izraeli falënderon SHBA dhe godet Hezbollahun në Liban
9 Dhjetor, 2023

Kryeministri izraelit Netanjahu e ka vlerësuar si korrekte veton e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj rezolutës së OKB, e...

Lexo më shumë

Prush/ Autorët tentuan të vidhnin një makinë, polici u përlesh me një prej tyre

Policia jep detaje nga tentativa e grabitjes në Prush: Disa persona ishin futur në banesë…
9 Dhjetor, 2023

Ka ndryshuar dinamika e ngjarjes së tentativës për grabitjen e banesës së Gani Himës në fshatin Prush të Tiranës. Mësohet...

Lexo më shumë

Ngjarja në fshatin Prush/ Grabitësit hynë në banesë të veshur me uniformë policie

Ngjarja në fshatin Prush/ Grabitësit hynë në banesë të veshur me uniformë policie
9 Dhjetor, 2023

Zbardhen detaje të reja nga tentativa e grabitjes së banesës në fshtin Prush të Tiranës. Në momentit që kanë hyrë...

Lexo më shumë

Vrasja e Liridona Ademajt, Pacolli i zhgënjyer nga gazetarët: Faqezinjtë, të përgjigjen para drejtësisë

Vrasja e Liridona Ademajt, Pacolli i zhgënjyer nga gazetarët: Faqezinjtë, të përgjigjen para drejtësisë
9 Dhjetor, 2023

Behgjet Pacolli ka reaguar përsëri lidhur me vrasjen e Liridona Ademaj, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli. Ky...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

About Us

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2023
Dev By Techzero1.com