Aktualitet

U rikthye në krye të PD, por a e kanë uruar ndërkombëtarët? Si përgjigjet Berisha


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:30 - 23/05/22 |
Opi Nion

Në një deklaratë për mediat jashtë dyerve të parlamentit, tashmë kryetari i zgjedhur i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i është përgjigjur gazetarëve të cilët e pyetën se si ndihet që ndërkombëtarët nuk e kanë uruar për rikthimin e tij në krye të PD-së.

Berisha u përgjigj duke thënë: “Ku e di ti”.

Në seancën plenare të ditës së sotme kreu i PD, Sali Berisha dhe ministrja e shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali,  u përfshinë në një debat të ashpër mes tyre. Spiropali e ka akuzuar Berishën se për interesa personale djeg partinë dhe Shqipërinë. Ndërsa Berisha e ka akuzuar Spiropalin se familjarët e saj po marrin para nga tenderat.

“Situata në parlament është e sëmurë. Të gjithë kanë qëllim si të maskojnë vjedhjet  e tyre. Kjo Spiropali një e dy  e ngrihet. Spiropali është e vetmja. Shko lexo tenderat e burrit të Spiropalit. Ja jep Enklit, të vëllait. A ka vjedhje më të hapur sesa tenderi publik i jepet kunatit. Kemi të bëjmë me një grup njerëzish që kanë humbur çdo moral për të pasur mandatin e deputetit”, tha Berisha.

Pas