Kryesore

U rikonfirmua në krye të Ministrisë së Brendshme, Çuçi: Do luftojmë krimin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:51 - 02/09/21 |
Opi Nion

Bledi Çuçi ka reaguar pas rikonfirmimit nga kryeministri Edi Rama në postin e ministrit të Brendshëm në mandatin e të tretë qeverisë së socialistëve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Çuçi shkruan se është i gatshëm të përballet me sfidat për të çuar Policinë e Shtetit në një tjetër nivel.

“Rikonfirmimi në postin e Ministrit të Brendshëm dhe drejtimi politik i qarkut Berat janë një tjetër vlerësim nga Kryeministri dhe Partia Socialiste, po aq sa edhe një përgjegjësi e lartë në të njëjtën kohë. Në krye të këtij institucioni kaq shumë të rëndësishëm do të vazhdoj të punoj për të çuar përpara sfidat që lidhen me garantimin e rendit, sigurisë publike, jetës e pronës së qytetarëve, si dhe me përballjen me paligjshmërinë. Kontrolli i territorit, lufta ndaj kriminalitetit dhe ngritja e punës së Policisë së Shtetit në një tjetër nivel, mbeten prioriteti ynë i përbashkët përgjatë mandatit të tretë. Mandat që është një kontratë e re besimi për të vijuar me punët e nisura, për të bërë shkëputjen e madhe të vendit dhe për ta ndërtuar këtu të ardhmen tone”, shkruan mes të tjerash Çuçi./ Opinion.al

Pas