Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

U ribashkua me të shoqin pas divorcit, u gjet e varur në kasolle

2017/03/12 at 10:42 AM
në Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
U ribashkua me të shoqin pas divorcit, u gjet e varur në kasolle

Vetëvrasja e një 35 ­vjeçareje, e regjistruar një muaj më parë në një fshat të Pogradecit, është risjellë edhe një herë në vëmendje, pasi prindërit e të ndjerës akuzojnë bashkëshortin e saj.


Ata pretendojnë se Egla Sulçe është dhunuar nga burri i saj, çka e ka shtyrë drejt aktit fatal. Nëna e dy fëmijëve u gjet e vetëvarur në një ndërtesë të vjetër në fshatin Memelisht të Pogradecit, por duket se pas aktit fatal fshihet një histori e rëndë dhune. Teuta Sulçe, nëna e 35­ vjeçares, tregon se vajza e saj jetonte mes presionit të vazhdueshëm psikologjik dhe dhunës fizike nga ana e bashkëshortit, ndërsa apelon që drejtësia të veprojë.

Si e morët vesh ngjarjen?

Na ka marrë dhëndri në telefon dhe na tha nisuni urgjent, sepse Egla është e sëmurë. Shtanga sepse ne në mbrëmje kishim folur dhe ajo ishte mirë. Kishte pasur një grindje me të shoqin dhe folëm në telefon, por gjithçka u qetësua. Menduam se mos e kishte nga prishja e terezisë. Megjithatë u nisëm. Sapo shkuam në shtëpi, del dhëndëri në oborr dhe na thotë “Egla ndërroi jetë”. Ishte e tmerrshme, nuk e mbaj mend çfarë kam bërë në ato momente.

Çfarë ndodhi më tej?

Kërkoja vajzën ta shihja, i pyeta ku e kam dhe më thanë në morg. Më tha pastaj dikush nga krushqit se ajo ishte varur. Oh, çfarë tmerri për një nënë kur përjeton diç­ka të tillë. Shkuam në morg në Pogradec, por atje nuk më linin ta shihja.

Me kë jetonte vajza juaj?

Me burrin, fëmijët, vajzë e djalë, dhe vjehrrin e vjehrrën. Kishte 16 vite e martuar, por nuk pa një ditë të bardhë në atë derë.

Kishte probleme në familje?

Po, kishte shumë probleme. Vajza ime ishte divorcuar nga burri Ilir Corbaxhi, jetoi 3 vite e ndarë dhe pastaj u ribashkua për hatër të fëmijëve. Ne ishim në emigracion, por Egla kishte mbështetjen tonë dhe të vëllait të saj. Përfundoi divorci, por ai i lutej që të ktheheshin bashkë, premtoi që nuk do ta dhunonte më, dhe ja ku arriti.

Pse u kthye vajza juaj te bashkëshorti?

E vërteta është që u kthye për fëmijët e saj. Fëmijët i mbajti i shoqi kur u ndanë sepse ajo nuk kishte asnjë të ardhur, ndërsa ai punonte tek IEVP Drenovë. Nuk duroi dot pa fëmijët dhe Iliri i premtoi që do ndryshonte, që do ta trajtonte mirë. Ajo vendosi të kthehej se nuk rrinte dot pa fëmijët, për asgjë tjetër.

Si vazhdoi jeta e saj pas kthimit në familje?

Njësoj vazhdoi, por ajo përpiqej të mos na tregonte, nuk donte të na shqetësonte. Cili është ai prind që nuk e dallon dot gjendjen e fëmijës? I flisja vazhdimisht asaj, por më thoshte “m’u rritën fëmijët, nuk i lë vetëm”.

Çfarë kërkoni ju tani?

Pasi e varrosëm vajzën, ne duam vetëm drejtësi. Të shoqin nuk e pranuam në varrim dhe ai nuk solli as fëmijët që t’i hidhnin një dorë dhe së ëmës. E përsëris, shkak ishte dhuna që kishte. Edhe një natë më parë ajo u grind me të shoqin. Unë dua që shteti të nxjerrë të vërtetën./ Panorama.al

Etiketa: Egla Sulcepogradecvetevarje


Ju sugjerojmë

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
Kronikë

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

12 Qershor, 2026 11:25 pm
Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
Aktualitet

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

12 Qershor, 2026 7:54 pm
Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
Kryesore

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

12 Qershor, 2026 7:11 pm
Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

12 Qershor, 2026 7:06 pm
Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS
Kryesore

Rama: Nuk krenohem se s’kam bërë gabime, por do jap gjithçka për PS

12 Qershor, 2026 6:39 pm
Vlorë/ Banesa u përfshi nga zjarri, humb jetën i moshuari
Kronikë

Aksident në aksin Korçë-Ersekë, makina përplas për vdekje një fëmijë

12 Qershor, 2026 5:26 pm
Trump: Irani ka humbur pjesën më të madhe të arsenalit raketor
Bota

Trump: Aleatët evropianë nuk ndihmuan në arritjen e paqes me Iranin

12 Qershor, 2026 4:02 pm
Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë
Kronikë

Skënder Hita në Gjykatën e Posaçme, inspekton kushtet e sigurisë

12 Qershor, 2026 3:34 pm
Trump: Negociatat me Iranin mund të rinisin të premten
Bota

Shtëpia e Bardhë përgatitje për 80 vjetorin e Trump, 60 mln dollarë për arenën UFC

12 Qershor, 2026 3:31 pm
Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
Bota

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

12 Qershor, 2026 3:00 pm
Para
Video/ Pamje shokuese, vajza e vogël hap derën, era e fluturon në ajër

Video/ Pamje shokuese, vajza e vogël hap derën, era e fluturon në ajër

Tronditet koalicioni/ Ministrja e LSI-së: Stop arrogancës, duam Metën Kryeministër

Tronditet koalicioni/ Ministrja e LSI-së: Stop arrogancës, duam Metën Kryeministër

Video/ Tifozi i çmendur futet me shufë hekuri në mes të fushës

Video/ Tifozi i çmendur futet me shufë hekuri në mes të fushës
















TE FUNDIT

Operacioni kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave, SPAK jep detaje

Grup kriminal i organizuar dhe trafik droge, SPAK shpall 11 masa arresti
12 Qershor, 2026

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht dhe ka kryer hetime në kuadër të procedimit...

Lexo më shumë

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS

Tensione në protestë, tubuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS
12 Qershor, 2026

Tensione në protestë, protestuesit konfliktohen fizikisht me mbështetësit e PS. Kur përpara kryeministrisë mbaheshin fjalimet e zakonshme, në periferi të...

Lexo më shumë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë

Rama- protestuesve: Do mbyteni në jargët e hipokrizisë
12 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama i është drejtuar me një mesazh protestuesve që kundërshtojnë investimin në Zvërnec, duke u thënë atyre se...

Lexo më shumë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë

Dita e 13-të, qytetarët nisin protestën para Kryeministrisë
12 Qershor, 2026

Ka nisur dita e 13-të e protestës qytetare në kryeqytet. Protestuesit u grumbulluan në sheshin ‘Skënderbej’ me pankarta në duar,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}