Një anije me 100 emigrantë në bord do të ankorohet në portin në Algeciras. Ky lajm është konfirmuar nga qeveria spanjolle ditën e sotme.
Anija e shpëtimit me emigrantë për më shumë se dy javë po qëndron në brigjet italiane dhe po pret që autoritetet t’i japin leje për të zbarkuar migrantët.
Migrantët, shumica e të cilëve janë nga Afrika, u shpëtuan nga anija “Open Arms” në brigjet e Libisë dhe prisnin leje nga autoritetet italiane që të zbarkoheshin në Ishullin Lampedusa.
Por, Matteo Salvini, ministri i Brendshëm italian, ka refuzuar zbarkimin e tyre në Itali, duke urdhëruar që anija me emigrantë të mos lejohej të futej në port./ Opinion.al E.Xh.